in

Receta Shekullore! Sapo doli nga Furra “Lakrori me Kokosh” nga Mjeshtri Sedat Ismailati në Restorantin e tij në Libohovë

Kjo eshte receta e lakrorit te Libohoves gatuar njesoj si qindra vjet me pare me thembër me mish kokoshi përgatitur nga mjeshtri i Kuzhinës Shqiptare Sedat Ismailati ne restorantin e tij në Libohovë.

Fillimisht therrim kokoshin me moshe 1 vjecare, e pastrojme dhe e lajme. Grijmë 2kg qepe te thate, ne nje tenxhere hedhim vaj vegjetal 200 ml.

Kokoshin e plote ose te prere ne thela e hedhim ne tenxheren me qepë dhe e kaurdisim deri sa te zverdhet qepa. Hedhim uje sa te mbulohen thelat e mishit dhe e leme te zieje.

Zeme brumin me 1 kg miell gruri hapim rreth 50 pete, nga te cilat 15 pete i pjekim mbi sobe i thermojme dhe i leme te thermuara ne nje tepsi. Pjesen tjeter te peteve pasi te jene mpire pak (thare) i vendosim ne tepsi duke formuar thembren e lakrorit, ne cdo shtrese pete bejme sperkatje me vaj vegjetal.

Para zierjes se mishit ne tenxhere shtojme kripe dhe piper te zi, pasi eshte zier kokoshi,heqim thelat nga lengu dhe ne leng hedhim petet e pjekura, i leme te ziejne derisa te mpikset apo lidhet lengu.

Lengun e pergatitur e hedhim brenda ne tepsi, rreshtojme thelat e mishit, e sperkatim mbushjen me pak piper te zi dhe e futim ne furre te nxehte per pjekje me temperature 180 grade.

E leme te piqet per rreth 1 ore, e heqim nga furra, e leme te ftohet dhe pastaj pritet thembra ne thela apo racione ne forme trekendeshi me peshe 300 gr se bashku me mbushjen dhe nje thele mish, vendoset ne nje pjate dhe serviret i vaket duke e shoqeruar me nje gote vere te kuqe Kabernet brusko ose nje gote raki rrushi.

Nje tepsi eshte e mjaftueshme per 10 persona.

Faleminderit Mjeshtrit të Kuzhinës Libohovite Sedat Ismailati edhe per thelën që na ka rezervuar, mezi presim që ta shijojmë kur të shkojmë për vizitë në Libohovë 🙂

What do you think?

Written by admin

Grupi Polifonik “Argjiro” 20 vjet me Koncerte edhe për Grupet Turistike që vizitojnë Gjirokastrën

Eshtrat e Heronjve Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli përcillen nga Shkodra me Përshëndetjet e Pater Anton Arapit dhe Prof. Ernest Koliqit