Dje ishte Dita Ndërkombëtare e Abstenimit nga Mishi, Dita për t`i thënë mishit larg, në një mënyre për të pranuar teori e praktika te vegjetarianëve.
Nga postimi i Prof. Kosta Makariadhit, m`u kujtua një histori me Gigon, nga kuzhinieret e miqtë e mi te kohes së shkuar që, pas kaq vitesh, nuk ia kujtoj dot mbiemrin.
Në vitet e largëta 81-90 Gigua ka shërbyer kuzhinier edhe në pikën turistike “Gryka e Këlcyrës” e frekuentuar dhe sot, si atëherë për bukuritë, ushqimet dhe gatimet cilësore.
Si kuzhinier i parë, Gigua shtronte aty dreka e darka kolektive e zyrtare, vlerësohej se kombinonte traditen e gatimit përmetar me atë të vendeve te tjera të botës po sigurisht sipas menyres dhe shijes se tij.
Do thënë dhe kjo:
Për mungesë të ushqimeve, sidomos te produkteve te mishit, ’vuante’ se nuk i kënaqte dot të gjithë.
Tek ‘Gryka e Këlcyrës’ për kafe e dreka uleshin dhe udhëheqës e nëpunës te lartë. Me njerin, Gigos i ndodhi kjo ngjarje:
– Mish të pjekur, sallatë dhe supë!- i tha nëpunësi i lartë kamarierit, i cili pa hapur mire fletet e bllokut u përballë me Gigon që me fjalët në grykë, si i zënë në faj, i tha nëpunësit:
– Për fat të keq, sot që erdhët ju, nuk kemi mish, por nëse dëshironi mund t`ju bëj një antipastë shumë të mirë!
– Si more, dhe nje here që erdha une dhe nuk keni mish ?! – i tha nëpunësi i lartë gati të linte tavolinën.
– Ju siguroj se antipasta do t`iu pelqejë! – Nguli këmbë Gigua.
– Mirë, mirë po ç`ka brenda? – e pyëti nëpunësi i lartë!
– Muzikë nëpër botë!- i tha Gigua dhe nxitoi t`i përgatiste antipastën.
Si çdo ndodhi në qytetet e vogla, edhe kjo u mesua dhe u percoll për t`u kujtuar edhe sot.
“Një antipastë me muzikë nëpër botë” – ishte porosia e klientëve që, kur uleshin per të pirë, kujtonin autorin e saj por dhe programin e përjavshem të atyre viteve te Radio – Tiranës.
Ja dhe receta e famshme “Me muzikë nëpër botë” e kuzhinier Gigos:
Sallam i prere ne copa i skuqur ne vaj që vendoset ne mes te pjatës.
2 speca te kuq pa farat dhe pjesën e bishtit dhe cipën të prera në shirita të skuqura në vaj me hudhër të shtypur mbi to.
2 vezë fshati të ziera të prera në mes, mbi to me vaj ulliri dhe pak kripë e piper.
2 patate të ziera me pak uthull molle mbi to.
Përbërës të tjerë:
Domate e sallator të prerë ne feta që, së bashku me disa kokrra ullinj vendosen anëve të pjatës