Dimri eshte i veshtire ne Gjirokaster. Ca me shume ne lagjet malore, nje pjese e te cilave, ato me te vjetrat, ende ngrohen me dru.
Tani ne to shkon dhe makina por para viteve 90 te ishte ndryshe. Agojatet e Dunavatit, Manalatit e Cfakes vinin perpara mushkat me dru dhe shkarkonin barret e muajit.
Ishte ne tradite, ne sjelljen qytetare te te zoteve te shtepise qe, ardhjen e agjateve me mushkat ngarkuar, ta prisin me ndjenje te vecante gerzimi, miresjelljeje e mikepritjeje.
Plaka e shtepise, sa shkarkonin mushkat, dilte ne avli me tabaka ne dore, kupen me llokume dhe goten e rakise. Ishte moment i vecante , i mirepritur dhe nga agojatet qe, te lodhur e te djersitur, uleshin per kembimin e fjaleve te para dhe per te pushuar.
Nese ne shtepi ndodhej burri i shtepise, muhabeti zgjatej, hidhej dhe nje gote me shume, edhe me nje cike meze,qe agojatet te mblidhnin veten nga rruga e larget, se ku Fusha e Druve e ku Dunavati, Manalati e Cfaka!
E tille atmosfere krijohej ne avlite e shtepive te vjetra kur vinin drute e dimrit, fjale e lidhur me pare mes agojateve dhe te zoterve te tyre per te kaluar nje dimer me dru dhe te ngrohte.
.