in

“Radio – Posta”- Programi me Muzikë të Kërkuar më i Pëlqyeri nga Dëgjuesit Gjirokastritë nga Vitet `60 e Lartë

Programi “Radio-Posta “ me muzikë të kërkuar që trasmetohej nga Radio-Lokale “Gjirokastra” bazohej në kërkesat me shkrim të dëgjuesve dhe per kohën ishte programi muzikor më i pëlqyer në qytet dhe në periferi, mirëpritur në cdo familje.

Nga vitet -60 e larte ne Gjirokaster jo cdo familje kishte radio. Njerëzit mblidheshin darkave në ato që kishin radio, vecanërisht ne periudhën e dimrit.

“Radio- Posta” dëgjohej edhe në Qafë të Pazarit nga të vonuarit dhe të ardhurit nga qytete te tjera me pune e sherbime. Në një shtyllë të madhe ishte vendosur altoparlanti që përcillte emsionin e kërkuar. Një altoparlant i vogël ishte vendosur edhe tek porta me hark e Postes së qytetit mbi Furrën e Premtos”.

Në radion lokale pjesa me e madhe e programit muzikor zihej me muzike vendi, folklore muzikor, kenge te lehta dhe fare pak muzike klasike dhe nga bota.

Nuk dihet nese ky emision muzikor, me kenge popullore e te lehta bashke e rallë nga minutat e fundit ndonje pjese klasike, ka qënë dhe perpara viteve 60-te kur folese ne radio ishte Adriana Qofteja.

Emisioni trasmetohej 4 here ne jave me  minutazh 1 orë për cdo emision, gjithmone ne oren 20.30 te mbremjes deri ne oren 21. 30 kohë që shoqërohej me sinjalin e mbylljes të programeve të mbremjes.

Mbeshtetur ne kerkesat e shumta te degjuesve struktura e programit ndryshoi. U nda ne dy pjese, me muzike popullore dhe muzike te lehte, vec e vec 4 orë ne jave dhe vazhdohej si ne fillimet e pogramit. Degjuesit dergonin kerkesat me shkrim, me kenge apo valle pershendetnin shoqerine, familjen, individe te vecante, me pare dhe me emra e me pas me shprehjen steriotipe “ përshendesim shokun” dhe “ shoqen” e lagjes, te punes apo te shkolles.

Disa vite emisioni montohej tekst e muzike ne studio, po me pas jepej direkt nga folesja dhe teknikja e turnit.Te gjitha regjistrimet me shirrita dhe secila kenge, valle apo melodi vec e vec.

Ishte i vetmi program qe ne radion lokale Gjirokastra trasmetohej direkt mbasi buletini i lajmeve dhe emsionet tematike incizoheshin me pare se te percilleshin per degjuesit.

Teksti pergatitej nga redaktoret po dhe nga folëset, Elektra Llukani, Violeta Muco. Olimbi Jorgji, Lefteri Kutra etj. Fjalitë standarte.

Ja për ilustrim dy tekste:

Jam filania me kengen “ Mami Blu”dëshiroj të përshëndes familjen time ne Dunavat, të afërmit në Cfakë, vëllanë në repartin “N” në Tiranë si dhe nje shokun tim të ngushtë të klasës së 2-të A në gjimnazin “ Asim Zeneli”.

Nje kërkesë tjetër për programin e Radio- Postës me muzikë të kërkuar popullore:

Jam filani me vallen e Dropullit përshëndes nje shoqen time që martohet në Dunavat, prindërit e mi dhe një shok në ndërmarrjen komunale.

Për këtë emision, kontakti i drejtpërdrejtë me dëgjuesit u realizua pas vitit `70.

Në ndërmarrje prodhimi dhe institucione për realizimin e tij, por jo gjithmonë, shkohej me nje magnetofon që peshonte 19 kg. Kërkesat incizoheshin dhe montimi, tekst-kenge behej ne studio.

Cilesia e trasmetimit nuk ishte e keqe, por shirritat dhe me cene, po ne pergjithesi muzika dhe kenget te pasterta, vecanmerisht pas vitit 1970 kur nga Radio Tirana u terhoqen me dhjetra kenge te reja shqiptare e nje pjese te huaja, keto para festivalit te 11-te se me pas disa u ndaluan per transmetim, por edhe mbeten, kenge e melodi nga Brazili dhe Argjentina.

Ky program ishte temë dite, fenomen, i pelqyer dhe me kërkesa të shumta edhe kur Radio-Gjirokastra u fuqizua në transmetim, dëgjohej edhe në rrethe.U bënë kërkesa të shtohej minutazhi por kjo nuk ndodhi kurrë.E megjithate nuk e humbi audiencen.

Pas viteve 90 ky program nuk vazhdoi me dhe nostalgjiket e saj me siguri nuk e kane harruar sikunder ndodh me dashurinë e pare, kalon e zbehet por nuk harrohet, keshtu dhe Radio-Posta-programi me muzikë të kërkuar nga dëgjuesit.

What do you think?

Written by Admini

“Zemërohet“ Mëma e Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Ja me sa përkushtim punonin mësueset për gjallërimin e jetës kulturore në Gjirokastër  nga viti…