in

“Zemërohet“ Mëma e Liqenit të Viroit në Gjirokastër

“Zemërohet“ Mëma e Liqenit te Viroit

Liqeni i Viroit në Gjirokastër, park natyror i frekuentuar nga vendasit dhe turistët e huaj,  nga shirat që ranë gjatë ditës së djeshme e në mbrëmje, sot nuk ka pamjen e zakonshme.

https://www.facebook.com/GjirokastraOnline/videos/496592524395286/

I tejmbushur po zbrazet normalisht ne lumin Drino, ndersa tek Mëma, tek grykëderdhja, ujë që vjen nga rrjedhje të përmeëndura në gojdhana, 200 metra ne thellesi te shpelles se Skotinise e në lidhje me liqenin e Syrit të Kaltër të Butrintit, si shihet edhe ne Vidio, është një me sipërfaqen e digës mbrojtëse.

Kujtojmë se mrekullia nënujore e memës së Viroit, është zbuluar dhe fotografuar nga fotografja polake, Irena Stangierska e cila ka eksploruar këtë zonë dhe ka fokusuar në aparatin e saj fotografik imazhe fantastike, apo siç e ka quajtur ajo “magji e botës nënujore shqiptare”.

Ajo në korrik të vitit 2015 vizitoi shpellat nënujore të Viroit, Skotinsë dhe Petranik, me përshtypje të vecanta për shpellën nënujore të Viroit.

Tek Mëma, eksploratori Krzysztof Starnaëski bëri foto në thellësi me një bukuri të rrallë.

Liqeni i Viroit është monument natyror që prej vitit 1982 dhe ndodhet 3 km larg qytetit të Gjirokastrës, me sipërfaqe ujore prej 17,5 ha.

Me investimet e realizuara eshte kthyer ne vend pushimi per vendasit si dhe pike e rendesishme turistike per turistet e huaj, asdhurues te pasurise nenujore që mbart grykëderdhja,  Mema e liqenit te Viroit.

What do you think?

Written by Admini

Muhedin Makri, Gurëgdhendësi i Famshëm, Lezeti i Pazarit të Gjirokastrës, Mik i Faqes Tonë, Sot ka Ditëlindjen. Edhe 100 Usta Duar Artë!

“Radio – Posta”- Programi me Muzikë të Kërkuar më i Pëlqyeri nga Dëgjuesit Gjirokastritë nga Vitet `60 e Lartë