in

“ Pushoi Shiu Në Gjirokastër?!”- Ja se Ç`ndodh në Qafë të Pazarit Kur Bie shi!”

 

Te kujtojme me pare nje ndodhi qe ka lidhje me shiun dhe Qafen e Pazarit.
Per gjirokastritet e vjeter nuk eshte e padegjuar, te sotmit le ta mesojne.
Erdhi nga Stambolli nje gjirokastrit i merguar dhe pa shkuar nje dite ne shtepine e jetes, zbriti ne Qafe te Pazarit. Kishte mall t`i takonte te gjithe te njohurit.
Ne mes te Qafes ku piqen te pese rruget, pa levizur nga vendi, edhe ai si te tjeret, me cader mbi koke, takonte te njohurit dhe muhabeti muhabet.
Shiu vazhdoi dhe te nesermen e disa dite me radhe, deri diten qe u largua.

Pas 20 vjetesh , ne Stamboll priti ne shtepi mysafir per disa dite nje nga te afermit e tij nga Gjirokastra.
Pasi u puthen e u perqafuan me mall, pyetja e pare qe i beri ishte: He mo, me thuaj, pushoi shiu ne Gjirokaster?
…Sot Gjirokastra eshte me shi…Ka qe ne mengjes qe ka nisur e te shohim se kur do pushoje…
Eshte Dite shiu, dite me kujtime dhe nuk e dime nese vazhdon akoma ai zakoni i pare …

What do you think?

Written by Admini

“Vijat e Bardha” në Qafë të Pazarit, Kalimtarët, Shoferët e Rinj dhe Ndëshkimet e Reja. Lexo dhe Shpërnda!

Kjo Fotografi Dhe Një Portret i Munguar!