in ,

Pse në vitin 1913 Mihal Korçari la kovaçanën dhe çfarë bëri Qatua, kovaçi i famshëm i Gjirokastrës në kujtim të tij?

Mihal Korçari eshte kovaçi i pare e pas tij Qatua i famshem i lagjes Palorto ne Gjirokaster.

Mihali punoi pak vite ne kovacane, nga viti 1913 dhe nje dite, i ‘mundur’ nga Qatua, mblodhi plackat e shkoi perseri ne Korçe.

Po si ndodhi kjo?

Eshte histori e treguar nga Bequa qe ka mbajtur deri vone zjarrin te ndezuar ne kovaçanen me jete 150 vjecare ne katin e pare te shtepise ku banon dhe sot .

Mihali ishte i forte ne zanat po jo i lidhur fort me klientelen, ndersa Qatua, me i ri, per ta konkuruar vleresonte cilesine dhe komunikimin, fjalen e mire me klientet dhe, më kryesorja, hekurin e punonte me cmim me te lire.Keshtu klientela u mblodh ne kovaçanen e Qatos diku ne nje ane te Bashtese se Teqese.

Nje dite dimri Mihali ne zemerim me veten dhe punet qe nuk i ecnin, pa vene alarmin , mbylli kovacanen e nuk u duk me ne Gjirokaster.

Kur mesoi largimin e tij , kovaçi Qato u merzit shume se nuk e deshironte nje gje te tille dhe, duke qene se besonte ne fe e i dukej se kishte bere padrejtesi, per te shlyer fajin, ne kujtim e nderim te kovaçit te vjeter, njerit djale i vuri emrin Mihal.

What do you think?

Written by admin

Sot Dita e Gatimit dhe Shperndarjes se Ashures ne Teqene e Melanit, rit tradicional i besimit bektashian

Porta e Bashkim Karagjozit, porta e fundit e lagjes,me te kaluaren dhe te sotmen e saj…