Vangjel Koça (1900-1943) gazetar, përkthyes, publicist shqiptar mes periudhës së dy luftrave, i njohur me emrin e penës Vangjo Nirvana. Jeta dhe veprimtaria e tij në sistemin e kaluar u mbulua nga harresa.
Sot ne lagjen Varosh te Gjirokastres ku lindi dhe u rrit, në kujtim dhe nderim te veprimtarise publicistike një rrugë mban emrin e tij.
Mbasi kreu arsimin e mesëm në gjimnazin e njohur “Zosimea” të Janinës, u diplomua për jurisprudencë në Itali. Që në moshë të re u mor me gazetari, fillimisht në gazetën “Drita” të Veli Hashorvës dhe më pas “Demokratia” të Xhevat Kallajxhiut në qytetin e Gjirokastrës.
Në këtë të fundit mbajti disa vjet radhazi rubrikën “Lëvizje mendore”. Si bashkëthemelues i lëvizjes ideologjike të neoshqiptarizmës, drejtoi fletoren “Neo – Shqiptarizma”, gazetë vërtet jetëshkurtër, por me jehonë deri në ditët tona.
Në vitet 30 të shekullit te kaluar, zyrën e noterisë e kishte ne Pazar. Në krye te deres, kishte vendosur këtë shënim-postulat:
“Shqipëria, për inat të atyre që s’na duan, do të bëhet më mirë”.
Kultura, stili dhe zotesia e te shkruarit, kuptimi dhe studimet e thella filozofike, jane nga faktoret qe e lartesojne mendimtar me orjentim perëndimor, personalitet të publicistikes shqiptare, vleresuar ne kohe te tij “Meteor i Kultures Shqiptare”.
Në shërbim të lëvizjes mendore shqiptare përktheu “Dialogjet” e Lukianit, “Manualin” e Epiktetit dhe “Bisedë për metodën e Dekartit”.
Vangjel Koça humbi jeten në një aksident tragjik. Djali i vetem i Tij, ka treguar se babai i tij Vangjeli u nda nga jeta gati 1 vit para çlirimit te vendit, ndersa ishte duke udhëtuar drejt Italise me një anijë udhëtarësh që u përmbyt ne ujrat e Adriatikut.