in

Portat me Emra në çdo Shtëpi Karakteristike të Gjirokastres ku Bëheshin Tantella dhe Pihej Kafe Guri

Ato kane nga nje emer dhe ne rastet me te shumta emrat e familjareve, te shkuar e te sotem, po me shume te shkuar.

Fjala vjen ne Pazar te Vjeter: Porta e Manes, Porta e Xhumbit, Porta e Dhjakonit, Porta e Mukajve etj.

Pas emrave “fshihen” histori e personazhe, disa dhe publike.

Portat si dhe me pare, dhe sot behen cita, tantella, kortinaqa e mbulesa per bango, zhaka me pune kryqe; pihet kafe guri, kush ka shikon dhe me dylbi, flitet se ç’u be gjate dites, ç’beri ky e ç’beri ajo.

Hajde muhabet hajde
!

Keshtu ndodhte dikur me Porten e Manes. Po pse eshte quajtur e tille?

Siç e shikoni eshte porte e madhe,unikale, me qemer guri e me çati, monument kulture. Nuk dihet sa vjet e kycur, po pas portes avlia e shtruar me pllaka te medha te hirta.

I ka mbetur emri Porta e Manes (Mane Karalli, mesuesi i shquar i fillores, burre i urte i qytetit, veprimtar shoqeror.

Poshte saj eshte Porta e Tasit, e Papadhopullit, e Mukajve, ku ne kete te fundit mbasditeve pas qindise apo darkave rrinin radhe-rradhe Xhexhe Arua, Talua, Vitua, Xhexhe Ollga, Marika e Malikajve, Figua e Karanxhajve, Ngjelua e Lilajve, Fotua e Xhillarajve, Katina e Leni e shume gra e plaka te lagjes.

Edhe ne lagje te tjera te qytetit portat kane emrat e tyre.

Ne Palorto eshte Porta e bukur dhe karakteristike me emrin Porta e Manes ( Mane Xhaxhiut), ne Cfake Porta e Haxhi Kurtit.

Sa shume mund te kujtonim se çdo shtepi e vjeter, karakteristike, me nje e dy porta kane dhe emra qe ju shume mire mund t`i kujtoni.

What do you think?

Written by admin

15 Proven Health Benefits of Blueberries

Pse për Pazarin e Gjirokastrës nuk thuhej “U bë si Pazari i Korçës?”