in

Portat dhe sofatet e shtëpive të Gjirokastrës… “Sa shume kujtime!”

Portat dhe sofatet e shtepive te Gjirokastres te ngjallin shume kujtime! Ja dhe kjo foto…

Eshte porta e Mukajve ne lagjen Pazar i Vjeter ku mbilidheshin plakat e urta te lagjes, vajzat dhe femijet pasditeve e deri ne mbremje vone.

Sa shume dashuri dhe miresi shprehin ne kete foto te shkrepur disa dekada me pare gjyshet e paharruara Ollga e Malikos dhe Arretia e Mukes; nuset dhe vajzat e lagjes , Vito Muka, mesuesja Figali Karanxha; me radhe Marika Maliko, Diana Muka,volejbollistja Katina Lile dhe femijet qe nuk ua dime emrat.

Kjo ndodhte edhe ne portat e lagjeve te tjera te vjetra ne Cfake, Manalat e Dunavat, ne Teqe, Palorto, Varosh, Meçite e Hazmurat.

Ashtu si ne kete foto gjyshet e mira e te urta te lagjeve shkonin kohen po benin dhe ndonje pune, bluanin kokrrat e kafese , benin ndonje cite, çorapet e dimrit, vajzat e rritura qendisnin ndersa femijet rrinin urte dhe te qete prane ngrohtesise se gjysheve.

Po kuptohet me te lidhura me portat e sofatet e shtepive ishin gjyshet qe beheshin bashke sa hynte pranvera e gjate gjithe veres duke shkuar kohen edhe me “ kush iku e kush shkoi”, “ kush ishte kjo e kush ishte ajo”, pinin kafe e shikonin filxhanet, vetem me fjale te mire, “ke nje udhe, do marresh para, ke nje haber te mire, me duket se…e te tjera e te tjera”.

Eh, po tani, tani pothuajse portat jane braktisur. Ralle e permalle shikon ndonje gjyshe ne keto porta. Jo se nuk duan po dhe nuk ndodhen. Shume shtepi te mbyllura, njerezit te larguar…!

Megjithate ato jane, ekzistojne, jane dhe ne kujtime!

What do you think?

Written by Admini

Helena Kadare me origjinë nga Gjirokastra, nga Gushot e Varoshit: “Arrita të shikoj nga dera e hapur, atë mrekulli pastërtie…”

Kujtesë për ata që stolisën kalldrëmet me qëndisma dhe portat me harqe guri të gdhendura të Pazarit të Gjirokastrës