in

Helena Kadare me origjinë nga Gjirokastra, nga Gushot e Varoshit: “Arrita të shikoj nga dera e hapur, atë mrekulli pastërtie…”

Shkrimtarja Helena Kadare me origjine nga Gjirokastra, nga Gushot e Varoshit, ka lindur ne Fier ne vitin 1943 dhe, siç shkruan shkrimtari Foto Malo ne librin e tij “ Vizioni i pare i Botes” ( Gjirokastra ne syrin e Kadaresë) fati e solli qe gjirokastriti Ismail te martohej e lidhte jeten me larg-gjirokastriten Elena.


U bashkua ashpersia e gurit te Gjirokastres me butesine e dheut te Myzeqese, shkruan ne liber Foto Malo dhe me poshte paraqet nje fragment nga kujtimet e shkrimtares Helena Kadare gjate nje vizite te saj se bashku me Ismailin ne Gjirokaster.

Ja fragmenti:

“ …Hyme ne shtepite gjirokastrite, qe nga jashte dukeshin te zakonshme. Me mahniti çasti kur hapeshin dyert, dukeshin sikur prisnin mysafire. Njerezit e prisnin Ismailin me shume dashuri. Plakat, komshijet e dikurshme, i flisnin per prinderit e tij. Kemi shkuar edhe ne shtepine e Kako Pinos, nje nga personazhet e tij te dashura. Arrita te shikoj nga dera e hapur, ate mrekulli pastertie qe eshte aq e njohur per gjirokastritet. Kete e kam pare tek gjyshja, tek hallat e mia gjirokastrite. Jo vetem nga familja e babait, por edhe ne shtepine e Ismailit kur hyra si nuse, flitej me te njëjtin kolorit. E njoh dhe me jep emocion kjo lloj gjuhe. Cdo gje ishte kaq e rregullt, e sistemuar bukur, deri edhe lulet.Kjo me ka prekur jashtezakonisht. Me mahniti arkitektura, pastertia, thjeshtesia e njerezve.Boll te hidhje syte nga nje porte dhe te ndjeje ngrohtesine e tyre”.

What do you think?

Written by Admini

“Ç`janë këta mo, Sojlinjë apo Sojsëzë?”

Portat dhe sofatet e shtëpive të Gjirokastrës… “Sa shume kujtime!”