Ngjarje e ndodhur në një dasëm në Libohovë, treguar nga gjirokastriti Xhelo Sejdo për gjyshin e tij pijedashës Mersin Sejdo.
“Ka ca histori të vjetra me gjirokastritët në dasma, njëra shumë e vjetër në kohë, nga njeriu tim i pare e kam, nga gjyshi, Mersin Sejdua. I pasur, me prona, i fortë fizikisht, i pakaluar në punë e shoqëri, edhe xhumert, me parinë bashkë, dha Napolona për ngritjen e Monumentit të Çerçizit. Ishte dhe pijedashës. E donte “farmakun”.
Në një dasëm në Libohovë, donin ta vinin përpara, ta dehnin. Gjyshi pinte me namustër, pas rregullit dhe zakonit. Një pas një dollitë. Pihej me gota dopjo dhe me fund. Më i forti, në dukje, u dorëzua shpejt, e vuri poshtë rakia.
“Ika unë, tha, se do sho bagëtinë” – e s’u kthye më.
Kështu i dyti, i treti, të katërtit i ra koka në tavolinë. E mblodhën grusht dhe zuri krevatin. Më i zgjuari i trapezit rakinë e mbante më pak. Bënte dhe ndonjë hile. Po dhe ai u dorëzua.
“Hë, u tha Mersin Sejdua, kush e ka radhën tani?!” – Asnjë nuk foli.
Ata që ishin esëll vetëm e shikonin se çdo të bënte. Të tjerët të përgjumur, se kish kaluar me kohë mesnata, dhe pritej bakllavaja, pas zakonit, gjysëm të dehur e me kokë që u varej nga turpi, shqyen sytë kur Mersin Sejdua, në këmbë, si mbret kaluar në kalë, me hundë e buzë ngritur, këtë radhë me kapardisje, kërkoi dhe i dhanë një pjatë të thellë bosh. Mbi të hodhi thërmokëla buke që i potisi deri në grykë me rakinë e shishes.
Si të kish përpara një pjatë të përsheshur me çaj, me lugë, gllap e gllap e ktheu pjatën me kokë poshtë. Të gjithë lëvizën nga vendi. Pushoi kënga dhe vallja u la në mes. Të gjithë ranë në sehir. Shqyen sytë. S`kishin pare skenë të tillë më parë.
“Na i hodhi gjirokastriti” – tha njeri nën zë po Mersin Sejdua e dëgjoi dhe pa mburrje këtë radhë me zë që ta dëgjonin të gjithë u tha:
“Herë tjetër mos hani inat, se rakia ka ulur dhe burra më të mirë nga unë. Vureni këtë në mënde! Mos bëni si unë sot dhe tjetër herë mos luani se kjo të zë dhe pa pirë!”.
Nga e nesermja kjo ngjarje mori dhenë në Libohovë, Gjirokastër e gjetkë. U hap e nuk u mbyll, ndodhur këtu e 100 vjet më parë…
Një histori e ngjashme na vjen edhe nga komentet në faqen tonë në Facebook:
Në respekt të tyre po ju përcjellim edhe versionin që ka ndodhur ne Picar.
Historia ka ndodhur në këtë fshat, diku në vitet 75. Te ftuar kane qënë Ferat dhe Ziver Manga. Ferati me Ziverin ishin nallbanë dhe e donin shume rakinë. Here here thoshin “Hajt gezuar, na u befte mire.” Hidhej tjetri:
“Mir te te behet, se kete koke ke. Vajte qe dje e pi raki!”
Pastaj u fillua me dolli. Dollibashi pyet te ftuarit nese ka ndonje te pamundur. Jooo i jep urdher hizmetciut. Te mbyllet dera! Filluan shendetet. I atij e i ketia sa u bene 10 a 12 gota në pjatë. I erdhi radha dhe Ferhatit, Duhet t’i pinte me fund se ishte rregull ne Laberi. “E ç’e zuri te zine njeri e se hoqi”, tha Ferati edhe kerkoi nje tas dhe buke te misert. “Aaaa prit, i thotë dollibashi. Ketu pihet raki dhe nuk haet buke. Dhe Ferhati ja kthen:
“Kush te haje buke do veje nga grate.”
Buken e misrit e beri thermokla dhe hodhi dhe gotat me raki. Mori lugen dhe per çdo gote hante nje luge me pershesh, sa i beri 12 luge duke i thene dollibashit:
“Mik te kam gjetur!”
Rregulli ishte qe atij qe i thuhej kjo fjale duhet te hante dhe ai aq luge, dhe keshtu pasohej dollia. Dhe ai qe i vinte radha i pergjigjej:
“Ti mik qe me gjete mua te gjefte e Mira deren!” – por ne rastin konkret dollibashin e gjeti belaja, jo e mira dhe i thotë Ferhatit, ti mik qe me gjete mua e gjefsh nga perendia se une s’kam c’te te bej.
Te gjithe perveç Ferhatit u bene tape, se asnje nuk e perballoi dot rakinë në përshesh.
Kjo histori na vjen nga nipi i parë i Ferhat Mangës, djali i vajzes së tij, i cili shton se e gjithë kjo ndodhi sepse “lebërit” thanë që do ta bëjmë tapë Ferhatin, këtë gjirokastritin qe e molloisin si më të fortin ne raki. Ndërsa mbesa thotë:
“Eh,donin ta vinin te flinte ne kashte babazotin tone, se aty i vinin kur deheshin, qe ti turperonin. Po ndodhi ndryshe, nje Ferhat i degdisi te kashta te gjithe burrat e dollise.” 🙂