in

Pashai i Pare ortodoks ne Gjirokaster me vitet e pleqerise ne Koshovice

Per ata qe nuk kane degjuar dhe per te tjere qe duan te dine me shume, ne kete foto eshte regjistruar nje nga sheshet kryesore te lagjes nenkala, PAZARI I VJETER.

Eshte sheshi qe mban toponimin PASHA KAURI po pse eshte quajtur me kete emer?

JA ME PAK FJALE:

Nje nga banoret e vjeter te Pazarit te Vjeter qe rrojti afer 90 vjec dhe qe ishte me profesion muzikante, Qimo Papadhopulli,eshte shprehur se sheshi e ka marre kete toponim nga PETRUA nga fshati Koshovice.

Ne vitin 1830 Porta e Larte e emeroi Petron Pasha te qytetit duke qene ne kete poste i pari ortodoks dhe, per vitet qe sherbeu, qyteti ishte i qete dhe banoret ne mirekuptim me njeri tjetrin.

Pashai Petro vitet e fundit te jetes, te pleqerise, nuk i kaloi ne Pazar te Vjeter por ne fshatin e tij te lindjes, ne Koshovice te Dropullit te Siperm.

What do you think?

Written by admin

Perkujtohet 100 vjetori i gazetes kombetare DRITA e publicistit dhe patriotit gjirokastrit Veli Hashorva

Deri ne trokitjen e festave…