in

Parkim me Pagesë ose Gjobë brenda Sekondit – Fatura që na Pret të Gjithëve Ditën e Punës

Këto ditë jemi bërë dëshmitarë sesi na janë servirur si sukses vendosja e gjobave ndaj automjeteve. Mbi 20 mijë gjoba sikur u tha…

Vërtet sukses mund të jetë një gjobë për drejtues të dehur e pa dokumenta por le të shohim edhe anën tjetër. Qarkullimi është kthyer në një ferr të vërtetë. Kudo ka trafik sepse shumë rrugë janë bërë një kalimshe, e madje në disa kryqëzime kalojnë njëkohësisht me semaforin jeshil të makinave edhe këmbësorët. Vargu varg… nafta dhe benzina në stratosferë…

Sapo e mora edhe një gjobë – thotë kolegu i punës.

E parkova aty ku deri dje ishte parkim publik kur sot shikoj qe kanë ndryshuar tabelën. Nuk e kuptoj pse është vendosur ajo tabelë në një rrugë një kalimshe ku nuk ka as trafik. Duket sheshit që është vënë qëllimisht për gjoba sepse aty ka qene parkim publik ndërsa tabela thotë të mos parkosh fare! E si mund të mos parkosh në një rrugë gati 300 metra me dy korsi por një kalimshe!!!

Në rrugën më sipër thotë përveç rezidentit ndërkohë që rezidentët për veten e tyre lëvizin edhe shkojnë diku tjetër për të punuar. Besoj edhe atyre u ndodh e njëjta gjë. Ose do e lënë diku me frikën e gjobës ose do paguajnë 1 mijë lek ora pas tabelave që kanë zëvendësuar ato publike.

Po le ti bëjmë llogari: 1 mijë lek x 8 orë = 8 mijë lek!!

Fiks dita ime e punës!!

Sipas Telegraf gjatë vitit 2018 numri i gjobave të marra për shkak të parkimit të gabuar në Bashkinë e Tiranës shkoi në 74,191 nga vetëm 32, 342 që ishte një vit më parë. Vlera e përfituar si pasojë e arkëtimit të gjobave u përllogarit të ishte 1.8 milionë euro.

Gjobat po rriten në mënyrë galopante. Nëse në vitin 2017 kishim 32,342 gjoba, në vitin 2018 gjobat janë dyfishuar duke shkuar në 74,191, bazuar në të dhënat zyrtare që morëm nga Policia Bashkiake. Duke llogaritur numrin e gjobave për vitin 2018 dhe po t’i pjesëtojmë me 264 ditë pune (kur funksionon parkimi me pagesë nga e hëna në të premte), rezulton se janë vendosur 281 gjoba në ditë ose rreth 2 gjoba për çdo 1 minutë.

Të ardhurat që bashkia mbledh nga gjobat janë më të mëdha se të ardhurat që mblidhen nga të gjitha parkimet, në rrugë, në sheshe dhe në ato nëntokësore. Nëse marrim mesatarisht një gjobë në zonën A me vlerë 3000 lekë dhe ku gjenden 39 rrugë, për vitin 2018 llogariten 222 milionë lekë ose 1.8 milionë euro të arkëtuara nga gjobat, ndërsa vlera e mbledhur nga të gjitha parkimet për vitin 2018 është rreth 270 milionë lekë ose 2.1 milionë euro.

“Ka shumë ankesa, ku Policia Bashkiake nuk ka si qëllim monitorimin, por është në pritje edhe të një minute vonesë, që ti të mund të marrësh gjobë. Vendosja e gjobave pra është kthyer në një qëllim për Policinë Bashkiake”, – tregon Edi Fero për shqetësimet që qytetarët adresojnë tek ai si drejtues i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar.

Problemi tjetër është se firmat që shesin makina i zënë parkingjet publike dhe ka vende ku një makinë zë ndryshk aty e se lëviz njeri.
Kur shkojmë në shtëpi e njëjta histori… pale trafiku… shumica e rrugëve janë kthyer një kalimshe… opo dhe ndonjë protestë…
Ore si do na vejë halli ?! Makinën e kemi për punë e për hall nuk e kemi për qejf si makinat e luksit.

U bë gjoba e pestë brenda muajit! A kanë shpirt këta njerëz?! Apo e kanë bërë kastile këtë sistem që të na rrjepin!
Si nuk e ngrë njeri zërin hiç!

/tr

What do you think?

Written by admin

Magjia e një Fotografi – Si një Ketër ndaloi për t’i marrë erë një luleje!

Sot do provojmë Patate të Pjekurra në Furrë, dhe le t’i Bëjmë siç duhet!