in ,

Orest Lulo ju fton te shtoni fjale dhe shprehje te gjuhes dogançe

Mesuesi ne pension Orest Lulo na shkruan se ka deshire qe ne faqen tone te percjelli disa fjale dhe shprehje te gjuhes dogance, te mjeshterokeve gjirokastrite per t`i njohur dhe kujtuar te tjera me shpjegimet perkatese.

-Dograma dërrasë e forte dhe e trashë sa mezi ngulet gozhda.Nuk ha gozhdë (peronë) ky.

-Ndikua –Dumkë = e shëndoshë. Kjo çupë është dumkë ose ustallari dumkallari pra jepu shumë .

– Çorka =ndihmësi (punëtori) mickallari pra jepi pak.

-Korani=njeri i mire, i pashëm me peshë në shoqëri

-Gjoskë- gjoska = bytha,na day gjoskën

-Gërnjë= mos bë zhurmë ,mos u bë gërnjar

-Sarhosh = pa vlerë pi dhe nuk di ç’thotë -Saraqole= rakisë i thoshnin se pijet alkolike të tjera nuk i preferonin

-Mickë= i vogël,i dobët

-Fiku,fikja=plaku,plaka

Ja dhe disa shprehje dhe thoni kuptimin e tyre:

-U lodh arapi i zi

-Sa bimtha ke = Sa fëmijë ke

-Lodhja cellot=jepja lekët

-Bragjose lukrën = bëje punën si ta bësh . Bëj topin….lere punën tani

-Ndikua s`rritet vete Halos mballos =ha ngopu Koro = bukë Ngul koro = ha bukë Pullo = pusho mos fol shumë

-Na vare= na turpërove

-Koranicë = (si koran) femër e mirë e këndëshme

-E kolme=femër e mirë ,e ëmbël,e këndëshme

– Drith saraqole= pi raki sa të ngopesh -Lukur= punë ,do vemi në lukur

-Lukrat tani = puno tani.Hë mo e ngarkove koranicën = he mo i bëre gjë asaj fëmrës E luan kjo = e dreth kjo….

-Milis = fol E mo varja= e mo mos e përfill

– Pyke në diell= njeri i trashë që nuk di ,që nuk ja thotë.

– Zake larake =I bën lajka.

What do you think?

Written by admin

Si i kujtoni fjalet e gjysheve ne ligjerimin e tyre me ze te ulet dhe te permallur…

Sot urojme per ditelindjen ekonomisten kontabel Flutura Luke