Brioshet janë ideale për mëngjeset kur ne kemi kohe te mjaftushme per te gatuar. Bëhen shpejt e akoma më shpejt hahen.
Perberesit e recetes
2 luge maja buke
4 Luge sheqer
1 luge kripe
400 ml qumesht i ngrohte
2 veze
80 ml vaj
600 gr miell
Pergatitja e recetes
1. Perziejme te gjithe perberesit e lartpermendur pervec miellit
2. Mbasi kemi perziere te gjithe perberesit, hedhim miellin dhe e perziejme dhe ate
3. Brumin e perfituar e leme te pushoj 1 ore
4. Mbasi brumi te jete fryre e ndajme ne 15 kuleçe te vegjel
5. Me kujdes i hollojme secilin nga kulecet me nje holluese
6. Pasi i kemi holluar kuleçet petet siper i lyejme me gjalp, i bashkojme nga pese pete te holluara te kuleçeve dhe vazhdojme i lyejme me gjalpe. Me pas 5 petet e holluara nga kuleçet qe i kemi renditur siper njera-tjetres, i hollojme sebashku me holluse, deri sa te behet nje pete e madhe
7. Pasi e kemi hapur peten, e presim ne forme pice dhe ne secilin trekendesh hedhim gjize ose reçel sipas deshires sone.
8. I mbeshtjellim petet e prera ne forme role
9. I vendosim ne tepsi per pjekje per 20 minuta ne 200 grade
10. Duhet te perdorim letra guzhine ne tepsi qe mos te na ngjiten brioshet.
Ju befte mire!