in

Njihuni me librin”Dokumenti i Kishës së fshatit Zhej,1918-1967″përkthyer nga greqishtja nga Sotir Ballo

Doli në qarkullim libri i kishës së fshatit Zhej ne krahinen e Zagorise te rrethit te Gjirokastres, përkthyer nga origjinali greqisht nga Sotir Ballo.


Kete njoftim e ka hedhur ne faqen e saj poetja Drita Ballo.

Komentuesit kane bere vleresime edhe per ruajtesit e regjistrit te Kishes, inisiativen e patriotit Trifon Çarka dhe sigurisht per Sotir Ballon, punen e perkushtuar disa mujore te tij per perkthimin, sistemimin, faqosjen dhe pergatitjen per printim te ketij dokumenti tejet te vjeteruar, doreshkrim i disa autoreve ne nje greqishte jo shume te qarte.

Ky dokument, tashme i lexueshem permban te dhenat e banoreve te fshatit Zhej ne periudhen 1918 – 1967, lindjet, pagezimet, martesat, vdekjet. largimet dhe ngulimet gjate kesaj periudhe, si dhe nje biografi te shkurter te prifterinjeve qe kane sherbyer gjate kesaj periudhe ne kishen Shen Nikolla te fshatit. Ne te jane dhe te dhenat e sakta per vdekjet e gripit spanjoll te 1918 ne Zhej, si dhe te ushtareve greke te vrare ne luften Italo-Greke te varrosur ne varrezat e Kishes etj.

What do you think?

Written by Admini

Kujtesë/ Dy foto të ralla, në kujtim të brezave të parë të edukatoreve gjirokastrite

Gëzuar nga zemra Fitër Bajramin, paqe dhe lumturi për të gjithë!