Burrat e vjeter gjirokastrite e kane zakon qe, ne rruge te shtruar e sidomos ne nje te perpjete,mbajne duart nga prapa.
Me grate e moshuara ndodh ndryshe. Ato kane nje zakon tjeter qe me siguri e keni vene re.
Kur takojne nje shoqe apo kur pushojne ndersa jane duke ngjitur nje rruge te perpjete, fjala vjen nga Ura e Zerzebilit tek ish Furra e Manalatit apo nga tuneli i nenkalase rruges perpjete per ne Dunavat, kur duan te pushojne pak i mbajne duart ne mes dhe, ne mos flasin me vete i ankohen shoqes:
”Me iku mesi, me iku mesi nga vendi, mu thie mesi” e te tjera shprehje qe lidhen me gjendjen e tyre fizike dhe shpirterore.
Eh sa here i kemi degjuar te ankohen qofte per te kaluaren e tyre te lodhshme por dhe per te sotmen sidomos ato qe punojne neper fasonerira dhe ju keputet mesi nga qendrimi ne vend!
Pa le po te kujtojme gjyshet e koheve te largeta, para 90 tes, me pune ne shtet e ne shtepi, laje e shplaj ne magje druri apo duke mbushur uje me gjyma ne cezmat e lagjeve!
Po a ndihen rehat duke vendosur duart ne mes ?
Sigurisht qe po se ndryshe nuk do mbahej e percillej nje zakon i tille deri dhe ne grate e moshuara te sotme.
Kjo e ka nje shpjegim dhe si argument te pare sjellim terrenin e renduar te qytetit, me rruge e sokake me tatepjeta e te perpjeta po dhe faktore te tjere duhet te kete e qe presim dhe mendimin tuaj!