Kjo qe tregohet ketu, qe e ka percjelle ne faqen e saj Majlinda Maliko,keshtu ka qene zakon dhe ne Gjirokastren tone, ate te “vjetren”,pra te shume e shume viteve perpara.
Nje burre perpara se te trokiste, fliste nga jashte portes, nga rruga, zinte ne goje te madhin e shtepise, pra kryefamiljarin.
-O filan- i fliste dhe, kur nuk merrte pergjigje, i binte portes.
-Urdheroni- i thoshte e zonja e shtepise kur hapte porten.
– Desha…Eshte ne shtepi?
-Jo nuk ndodhet po vjen shpejt!
-E mire, – i pergjigjej filani.- Do vi pak me vone!
Ja pra qenka plotesisht e vertete kjo qe eshte shkruar tek “Na ishte dikur’. Ndodhte keshtu dhe ne qytetin tone, ne Gjirokaster.