in

Nje foto, nje kujtim/ Dragush Çabej ,mesuesi im i letersise ne Gjimnazin ” Α.Zeneli”- Nga KostaqDodo Dhuvjani

Duke pare foton e meposhtme,dale ne aksion ne Ksamil kur ishim nxenes ne Gjimnazin “Asim Zeneli”te Gjirokastres ,nuk mund te rri pa shkruar per nje nga mesuesit e mi me te dashur,me te nderuar,me te respektuar,per te paharruarin Dragush Çabej ,mesuesi im i letersise ne Gjimnazin ” Α.Zeneli”.

Ishte personifikimi i plote i pedagogut,intelektualit,qytetarit ne ambientin gjirokastrit te atyre viteve ,perfaqesues i denje i Çabejve.

Njeri me vyrtyte te larta mesuesi im i dashur,jashtezakonisht i sjellshem ,jashtezakonisht i ndjeshem ,aq i ndjeshem sa kur ndonje nga ne bente gabim,i pari skuqej mesuesi yne ,pastaj ne. Falja qe na bente per gabimin tone ishte me me shume efekt se qortimi e denimi.

I qete ne ecje ,ne veprim ,ne te folur,ne te qortuar .Te ngjallte respekt qe nga pamja,por ky respekt shtohej kur komunikoje me te.Ora e mesimit te letersise ishte bere per ne me e dashur nga mesuesi yne.Dera e bibliotekes se shkolles ishte e hapur ne cdo ore ,mesuesi yne na i linte neve celsat e saj.

Kaloi shume dallge ne jete mesuesi yne,pasi e tille ishte koha,por keto asnjehere nuk e perkulen.I mposhtete me formimin e tij ,me karakterin e tij.

I paharruari mesuesi yne i dashur ,ishe mesuesi yne jo vetem gjate ores se mesimit ne shkolle,por edhe per mesimin ne jete .Jemi munduar te te bejme krenar me veprimtarine tone ,pasi midis te tjerave deshironim ,duke na ndjekur andej lart nga Parajsa ,te ndjeheshit krenar me ne ,nxenesit Tuaj .Besoj se deri diku ja kemi arritur qellimit.

Ne foton poshte :Ulur nga e djathta : Thanas Vasili ,Apostol… ,Filip Zhongo ,Eli Prifti ,Vito Kore ,Rreshti pare ne kembe nga e djathta : i paharruari Vasil Shyti ,Kosta Fero ,Kostaq Dodo, Besnik Aliko ,prof.Dragush Cabej ,Sotirulla Shajko ,Polikseni Zoi ,Figali Nako , …Vojsava Cico etj.

What do you think?

Written by admin

Keni menduar per embelsiren e Vitit te Ri apo eshte shpejt akoma?

Ja prodhimet e paraqitura nga Gjirokastra ne Panairin e Pare Ballkanik te Selanikut ne vitin 1929