in

Nese gatuani shpesh embelsira keto gabime nuk duhet ti beni kurre

Dëshira për të ëmblat është në natyrën e njeriut, pasi ato përmbajnë nivel të lartë karbohidratesh dhe furnizojnë shpejtë organizmin me energji. Ndodh që kur një amvisë të nisë të bëjë një ëmbëlsirë e pasi zbulon që i mungon një përbërës, vendos ta heqë fare apo ta zëvendësojë me diçka tjetër.

Rezultati dihet. Ëmbëlsira nuk del ashtu siç duhet të dilte.

Me poshte ne po ju listojme gabimet qe ju nuk duhet ti beni asnjehere mbasi vendosni te gatuani nje embelsire ne shtepine tuaj

Nuk Vendosin Letër Pjekjeje
Një nga metodat më të mira të lehtësimit të nxjerrjes së kekut nga tava është vendosja e letrës së pjekjes.

E Hapin Furrën Gjatë Pjekjes
Kur keku është në furrë, ndjesia e padurimit na shtyn të hapim furrën për të parë çfarë po ndodh. Kjo është e gabuar sepse krijon luhatje temperature që më pas nxisin rënien e kekut.

E Nxjerrin Ëmbëlsirën Nga Furra Para Kohe
Mënyra më e mirë për të dalluar nëse ëmbëlsira është bërë, është që të fusni një kunj dhëmbësh në mesin e saj. Nëse kunji është i pastër, atëherë ëmbëlsira është gati.

E Presin Kekun Pa U Ftohur
I DURUARI I FITUARI- THOTE POPULLI . Kjo shprehje vlen edhe në rastin e të ëmblave.
Keku për shembull nuk duhet prerë sa është i ngrohtë.

Nuk e Lyejnë Tavën Me Yndyrë Dhe Miell
Një nga gabimet që bëjnë amvisat është që tavën e ëmbëlsirës nuk e yndyrosin dhe as e spërkasin mjaftueshëm me miell.
Ky hap është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet shmangur.

What do you think?

Written by Admin

Britaniku Hero 100 vjecar Tom Moore qe sot festoi ditelindjen mori 125000 kartolina urimi dhe ja si e luftoi koronavirusin

Vendet dhe si kane festuar Diten e 1 Majit banorët e Gjirokastres