in

Në Odanë e Burrave – Haberet e Fundit nga Emigracioni, Gjitonët e Rinj, Bejtexhinjtë…

Burrat gjirokastritë që shkonin ne kurbet, rrinin ca vjet e ktheheshin. Pleqësia, nëse vihej në shitje ndonje shtëpi, kërkesën e shtronin në lagje, pyetej mire e hollë per blerësin, nga ishte e nga vinte, ç’te kaluar kishte e ç’profesion, nese kishte emer te mire aty ku jetonte me pare dhe kështu shkohej në sitë…

 

Dhe jo pa arsye: Blerësi do ishte gjiton ne nje shtepi qe supet e njerës bashkoheshin me te tjetrës, që kameria ne murin e perbashket rrinte e hapur, nuset e plakat shkëmbenin pjata me gjellë.

 

 

Në pazaret e parë të Gjirokastrës, tek Pasha Kauri dhe Bashte të Teqesë tregtonin dhe nga Kurveleshi që binin djathera, drithëra, thierza e hudhra; kafshe te trasha e te imta.

 

Ca kohë fshatarë nga Berati shitnin kuaj dhe gjela deti; ndërsa nga Himara vinte vaj, limona, portokalle; nga Mallakastra vaj me tre grosh e gjysëm okën. Nuk u bë mirë që u prish tregu, Bashteja e Teqesë, dy hapa, e gjeje mallin të mire e të freskët.

 

 

Gjithë lagjja pothuaj ka ikur, larguar ne emigracion, Amerikë, Greqi, Tiranë.

 

Kane mbetur vetem te moshuarit, shtëpitë po bien; jemi lagjja më e vjeter e qytetit qe ka dale nga kalaja dhe po humbet indetitetin…..?!

 

Por ka akoma djemë lagjja. Jorgo Arseni i veçantë ne marrëdhëniet me atdheun dhe lagjen, çdo vit pothuajse vjen nga Amerika, nga muhabeti mesuam qe Sillua, mamaja e Janit dhe Yllkës rron ne Amerikë, 100 vjece.

 

 

Duke pirë nga nje gote kujtuam lagjen… shtepia tek Pasha Kauri u dogj, shtepitë e Pano Zotos, Pilo Moskos (pas shtepisë të Çaqe Iljadhit, Haxhi Dacit, e Pumos, të rëna.

 

Ka dhe të tjera…

Muri i Hronit gati për të rënë, si rinë tek Koçi dhe Orfea po ku të venë?! Hall i madh! Po që duhet vënë dorë, do vënë dorë dhe shpejt…

 

Bejtexhi ka patur e do ketë!

Ju kujtohet Veip Qori?! Po s`ka qenë i vetmi. Dhe sot ka. Njoh Gole Zogon, poet i moshës së trete, zagorit, që flet me bejte. Ka shumë këngë. Ka dhe libër.

 

 

Stavro Litua, mbas 1900 kishte një librari ne pazar, shiste fjalore, romane, revista e gazeta te kohes, nje pjese e te cilave, ne biblioteke e sepete të shtëpisë, u bënë hi nga zjarri i madh qe ra ne ’57-ten.

 

Kishte mo, s`i s`kishte shoqëri të makinave.

Nga 6 mjete që kishte Gjirokastra te mbledhura ne vitin 1928 ishin të shoqërisë “Auto–Gjirokastra-Ekspres”.

Këto si numër vanë në 32 mjete dhe po kaq shofere deri në 38…

 

Shoferë po që kishte atehere!

Udhetoje i sigurtë, siç thonë, me Isuf Jahon, Miço Liçon, Llambi Duron, Arsen Arsenin, Kamber Shametajn, Tahsin Shametin, Sinan Menen e të tjerë.

 

 

Gjirokastritët kishin shoqëri të mjeteve dhe ne Vlorë. Sa di unë të parët ishin Çipajt e Palortosë që kishin shkuar shpejt në këtë qytet.

 

Mos të ziemi tani për dy fjalë se kush na dëgjon dhe thonë u vranë…

 

Për mua fjala haram ka kuptimin diçka e ndaluar që tjetri nuk e ka fituar me djersën e ballit.
Thoshin dhe të parët: haram e ha bukën filani, ja kështu kush nuk punon, po pret nga të tjerët.
Për mua është njeri i dobët nga i cili shtëpia nuk pret të çojë ndonje gjë, po do të hajë në kurriz të të tjerëve.

 

 

S`thashë gjë, po dhe fjalën hasha sikur nuk e thate si e kuptoj unë, është mohim. Ja, të merr tjetri lekë borxh, jo që t`i vonon po t`i bën hasha, të thotë s`me ke dhënë gjë, ke gjë të shkruar, të thotë e ndonjëherë dhe të kërcënon.

 

Kësaj i thonë kërcen prifti nga belaja. Ka ndodhur e ndodh…

 

Tani dhe më shumë, ndaj u thom; mos nxirrni leke nga xhepi se do t`u bini kembeve e me keq akoma do t`ua bejnë hasha, s`më kë dhënë gjë do të të thonë!.

 

Vazhdojmë te Odaja e Grave… pas pak 😉

 

 

What do you think?

Written by admin

Kalaja e Tepelenës – Merita e Kryearkitektit Shqiptar që e bëri të Vizitohet nga Turistë Vendas e të Huaj!

Në Odanë e Grave – Kush e Mban Mend… Një Herë Ishte… Kishte Lezet!