in

Ne kujtimet e Baçi Mukes, Guva e Kalase,Nenea qe doktor Berti Asqeri i bente kollotumba, cigaret Vullneti, breket e plazhit dhe….

Guva e kalase, studjua jone e matures.

Kur vjen nga Pazari i Vjeter,sa kalon ndene sahat,kaloje dhe karrekllat ndene te ,ecje dhe pak dhe ne krahun e majte shkonte udha e Ndene Kalase, e ngushte, kembesore qe te shpinte te porta kryesore e kalase. Ne kete udhe e rreth e rrotull kalase shkonim kut luanim me rreth teli qe i benim vete.

Guva ishte sa ngjitje te perpjeten, ku tani jane bere 8-9 shkalle..Guva ne lartesi rreth 10 metro ishte e thelle 3-4 metro. Nje ballkon natyral nga beje sehir gjismen e qitetit deri tutje ne fushen e druve te zalli, ,te furra e gelqeres, mbi te te Qafa e Teqese e deri ne Gerhot.

Guva na sherbente neve te lagjes per te pire cigare Vullnet fshehura,te shikonim veroren ,kinemane e te pergjonim ciftet e reja qe benim dashuri ndene kala.

Mua dhe shokut tim te gjimnazit Robert Asqeri na sherbeu ne kohen e provimeve te matures si studio,te mesonim pyetjet e provimit. Shkonim shpejt nga ora 6 e sabahut qe ishte qetesi ne qytet. Me sa duket natyra, ajri i fresket na shtonin rendimentin.Here mesonim tek une ne oda te madhe e here te Berti ne divanin e madh. Kur vinte Nenea e Bertit te na binte qerezmereze,ai e ngacmonte e ngalaste , i bente kollotumba, duke i marre ndonje dhjece nga qeseja e parave qe e mbante ne gjoks te lidhur me gjalme.Nuk harroj,Ruston e Driten prinderit e dashur te Bertit qe na kenaqnim me qerezmereze por dhe me qyfyre nga te estrades.

Bidoja e Bedriu, gjitone te Bertit i thoshin : Ripe Bacin se eshte zengjin e ka para nga Cilia e nga Papavangjeli.
Te rinj, me Agim Celen,Mihal Zhulatin tashme student ne vit te pare morem nje kabine ne plazhin e Sarandes, nga ato qe ishin te Mulliri per 10 dite. Vishnim me rradhe dy bluza te bukura me lesh akriliku, qe i kish bere mamaja. Nje limoni me vrima me 3 pulla. Dendeshim me bireqe e gjashce e katershe, me buke e djathe e domate. Darkave pinim ndonje kriko ne lulishte ku na bashkohej Bert Maci,Kozma Qurku e Cicoja.

Breket e plazhit na i kishte bere mamaja time Talua me lesh akrilik,se ku kishte ne shitje,mezi thaheshin malulet, na plasnin e na grrienim shalet.

Ishin kohe te bukura e ne ditem ti jetojme e gezojme ne varferine e kohes..

What do you think?

Written by admin

Miremengjes nga Maja e Shenjte e Tomorrit, nga Tyrbeja e Abaz Aliut te mbuluar nga debora

Si i bëni, byrek me kungull të kuq dhe qahi të Gjirokastrës?