in

Miremengjes nga Maja e Shenjte e Tomorrit, nga Tyrbeja e Abaz Aliut te mbuluar nga debora

Mali i Tomorrit, një nga bukuritë e rralla të natyrës, me Majën e Shenjtë që zotëron pamje nga të gjitha pikat e horizontit, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri, në mënyrë të veçantë nga besimtarët bektashinj në pelegrinazhin e tyre të përvitshëm.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Maja e Shenjtë e Tomorrit mbuluar nga bora ku udhëtimi drejt këtij destinacioni do të bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë pas përfundimit të rrugës së re që po bëhet realitet pas dhjetra vitesh premtime.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë peizazh përrallor nga Maja e Shenjtë e Tomorrit, ju uroj një të dielë të qetë “, shprehet Rama, krahas fotos ku petku i borës ka mbuluar Tyrben e Abaz Aliut, në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit.

Përfundimi i rrugës që deri më tani ka bërë të mundur shkurtimin e 7 kilometrave të para, do të ju shërbejë jo vetëm besimtarëve bektashinj, që rrinin rrugëve me orë të tëra për të shkuar deri tek Maja e Shenjtë, por edhe zhvillimit të turizmit në gjithë qarkun e Qarkun e Beratit. Krahas investimit në rrugën drejt Malit të Tomorrrit, po rehabilitohet edhe I gjithë sheshi pranë Teqesë në mal për të krijuar një ambient të përshtatshëm për komunitetin bektashi.

Tyrbja e Abaz Aliut, konsiderohet një vend i shenjtë dhe i adhuruar. Çdo fund gushti nga data 20 deri në datën 25, në këtë vend organizohet një ritual dhe një festë madhështore nga besimtarët e sektit bektashi e cila përbën festën më të rëndësishme të vitit. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve të festës, ai vizitohet edhe nga shumë njerëz të besimeve të ndryshme.ATSH

What do you think?

Written by admin

Gjirokastër, sot mot me shira të dendura, gjeni dhe emrin e lules qe çel ne janar kur ben acar!

Ne kujtimet e Baçi Mukes, Guva e Kalase,Nenea qe doktor Berti Asqeri i bente kollotumba, cigaret Vullneti, breket e plazhit dhe….