Ky eshte padyshim nje nga gatimet tradicionale te rrethit te Mirdites. Behet fjale per Karrabec, tave ne fur me miell misri dhe fasule.
Pergatitja e saj eshte mjaft e thjeshte. Me poshte po jua zbulojme ate
Ingredientet
1 kg miell misri
500 gr fasule e kuqe
Vaj
Kripë
Pergatitja
Një një tigan hedhim miellin e misrit të skuqet
I shtojmë pak vaj që të bëhet më mirë
Ziejmë fasulet me ujë dhe pak vaj
Lyejmë një tavë me pak vaj dhe në tenxherën ku kemi zier fasulet hedhim miellin e skuqur
I përziejmë mirë deri sa masa të njëtrajtësohet dhe e hedhim tek tava
I fusim në furrë në 200 gradë dhe i lëmë të piqen deri sa brumi të jetë forcuar