in

Në Fjetoret e Kalasë të Gjirokastrës ku  Fëmijët e 7 të–Vjeçares të viteve 60-të e Lartë, Kalonin me Argëtime Ditët e Nxehta të Verës

 

Per femijet dhe brezin e ri sot me siguri qe fakte si keto qe do tregojme tingellojne te largeta dhe te cuditeshme qe ngjallin nostalgji e ca mall kur ke qene femije i 7 vjecares.

Nga vitet 60 e larte kalaja e Gjirokastres per femijet ishte nje objekt i hapur dhe jo te  prisje bilete per ta pare, soditje pejsazhin e saj nga lartesite si nga kulla e sahatit, pika me e larte e me e bukur nga shikon te gjitha anet e horizontit.

Nga kalaja shikohej “ film” pa leke. Shetitje e nuk ngopeshe duke pare e duke lojtur se dhe fushe per top kishte,  aty ku nje here ne kater vjet behen festivalet e kenges folklorike nga gjithe vendi.

E tere hapesira fizike e saj po dhe ajo mbi Gjirokaster e thelle ne horizont tendja ishte, i tere qyteti nen te si kartoline dukej; muret dhe harqet e gurta , sheshi ku sot jane topa te perandorise osmane dhe skeleti i nje aeroplani amerikan, furrat e pjekjes se bukes ne ate kohe te zena ne goje po te pazbuluara, thesari i Ali Pashe Tepelenes i pagjendur ende ne mos eshte legjende; sahati tek kulla, balli i kalase, e nen te bodrumi me frengjite sa nje fushe futbolli, nje kishe pa ikona apo porta e dyte e madhe me veshtrim te varur mbi çatite e hirta te Pazarit te Vjeter, lagjes se pare te qytetit.

Po dhe me mire e te ngulura ne kujtimet e brezit pas `60 tes jane fjetoret me mure te trashe e me harqe guri qe i shikoni ne kete fotografi.

Keto fjetore ku ne kohe te pushtimeve strehoheshin 5000 ushtare te huaj ne vitet qe tregojme ktheheshin “prona” , vende pushimi per qindra femije te shkollave 7 vjecare te qytetit.

Ato zienin nga gjalleria, nga kenget, nga bisedat e kota e pa lidhje , nga konkurset, recitimet e vallet popullore.Nje atmosfere shume e gezuar e mbreselenese , me kujtime te pahumburra dhe sot.

Ne cdo nje fjetore sistemohej nje shkolle ose kishte dy fjetore ne perdorim, ne hyrje te seciles me shenimin ne karton Shkolla Naim Frasheri, Shkolla 29 Nentori e me radhe.

Fjetorja e gurte, me harqe, ne krye kishte nje vend te ngritur ku shtrohej fidh qe mblidhej nga femijet rreth e rrotull mjediseve te kalase.

Oret ne keto fjetore dhe jashte tyre, ne hapesiren perballe ku ca kohe u kthye dhe ne lulishte per te rriturit, pihej birre dhe sherbeheshin meze, kalonin pa u ndier dhe shume te gezuara.

Gjithshka levizte sipas nje programi me aktivitete kulturore e sportive, lojra individuale e ne grupe te vogla, te letrareve,recituesve, skuadra e futbollit, piktoreve te vegjel etj.Luhej edhe shah e pingpong.

Gjalleri kishte sheshi i kalase ku luhej futboll.

Anes mureve te gremisura vajzat mblidhnin kamomil e lule, ne grup thoshnin vjersha dhe recitonin, disa benin dhe qendisma.

Ishte vertete bukur jeta ne keto kampe ne ditet e pushimeve verore!

What do you think?

Written by Admini

Në  Kafenenë e Neim Finos në Pazar të Gjirokastrës ku Pijedashësit luanin ” Kolicinë” dhe Djali i Tij, Murati, “ efendiler “ i Kalemit, Magazinier i Bukës që Nuk Dilte as Defiçit dhe as Sufiçit!

“Vini Mendjen në Punë”- Gjeni Fjalët e Shprehjet Nga e Folmja e Qytetit të Gjirokastrës