Para dhe pas çlirimit te vendit, ne Qafen e Pazarit jane mbledhur zyrat e ndermarrjeve dhe administrates shteterore. Që ne krijim ketu ka patur zyrat edhe ndermarrja e NTAN-it që ne krye te veprimtarise pergjegjës i parë i saj, pra i tregtisë, ishte Timo Muçi, me zyra në katin e dyte te pronës se familjes Bendo.
Këtu ai drejtoi për pak kohë se filloi pune ne ndermarrjen tregtare te ushtrise dhe ne vitin l951 ne seksionin e tregtise. karrierën me te gjate te punes Timo Muçi e pati ne drejtimin e kooperatives bujqesore “Misto Mame” e cila, edhe pse malore, ishte nga me te përparuarat në shkallë rrethi dhe vendi. Timo Muçi eshte vleresuar dhe me titullin e larte te kohes “Hero i Punes Socialiste”.
Në vitet e para të aktivitetit, nga ’50 e larte ne Qafe te Pazarit kishte vetem nje dyqan te shtetit, për shitjen e bukës, përballë me ndertesën e Postës së Vjetër, me shitëse të parë Fete Kasi nga lagjja Cfakë. Buka ishte e grunjte dhe e misert, disa pesha. Jepej me racion dhe familjaret paiseshin me triska. Ne shume raste grindeshin kush te merrte me pare. Kriza e bukes u shfaq disa here, sidomos pas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe Republiken e Kines. Nga i njëjti dyqan i bukës ajo doli edhe ne pension.
Nga viti 1961 ne NTAN per 6 vjet drejtoi Koço Qendro, me personel jo të vogël në numer që mbulonte disa sektore, të artikujve ushqimore, industriale, të fruta perimeve, dyqanet e bukës, hotelet, restorantet e rostiçeritë, kafenete etj. Të punësuar në administratë ishin 40 administratore ndërsa e gjithë ndërmarrja me 500 punonjës. Kishte fillimisht vetem 3 mjete dhe nje ofiçinë të vogël në Bashte të Teqesë, ku ende funksiononte tregu fshatar që kontrollohej nga administratore te ndërmarrjes tregtare shteterore.
Aktiviteti ne tregun fshatar këtu erdhi duke u zbehur nga viti ne vit deri sa doli dhe jashte funksionit mbasi shteti i dha prioritet sektorit shteteror edhe ne bujqësi, me ngritjen e ndermarrjeve bujqësore, siç qe ferma shtetërore me shtrirje fillimisht ne sektorin e Bulos pastaj ne gjithe hapesiren e Valarese e me pas ne atë të Lunxhërisë dhe Odriesë, në vitet e fundit te aktivitetit te saj. Ndryshe nga vitet përpara, Tregu fshatar në Bashte te Teqesë përfaqesohej me prodhime te pakta.
Ndermarrjen e Ntanit në vite e kane drejtuar profesionistë, ekonomistë, financierë dhe mercelogë që jane kujdesur per rritjen e cilesise se sherbimit ashtu dhe per rikonstruksionin e dyqaneve jashte e brenda tyre, veçanerisht per krijimin e kushteve sa me lehtesuese dhe cilesore per festivalistet e Festivaleve Folklorike Kombetare. Keshtu jane bere permiresime ne restorante dhe hoteleri, nga vitit 1973 me ne krye drejtorin e pa lodhur Baftjar Dobi deri ne `90 me mbylljen e aktivitetit shtetëror dhe privatizimin e njësive.
Në foto ndër të tjerë janë drejtori Baftjar Dobi, Koço Liti, Dafina Kufo, Izmini Kagjini, Fadil Gerxena, Aleksandra Koçollari, Vito Anastasi, Andon Vasho, etj.