in

Gjirokastra mes kandidaturave për 7 trashëgimitë kulturore më të rrezikuara për vitin 2018 në Europë!

Propozimi për përfshirjen e Qendrës Historike të Gjirokastrës në listën e shumë vendeve si Austria, Belgjika, Bullgaria, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, etj është paraqitur nga Fondacioni “Gjirokastra”.

Propozimi vjen në një kohë kur dhjetëra objekte të trashëgimisë kulturore në këtë qytet, kryesisht banesa qindravjecare, rrezikojnë të degradohen.

Në procesin e përzgjedhjes së pasurive kulturore te rrezikuara merren në konsideratë vlerat e tyre kulturore dhe trashëgimore, si edhe rreziku i menjëhershëm që u kërcënohet.

Angazhimi i komuniteteve lokale dhe përfshirja e palëve publike e private për shpëtimin e pasurive kulturore konsiderohen gjithashtu të rëndësishme për kandidimin./VOA

What do you think?

Written by admin

Ndërmarrja e parë Tregtare në Qafë të Pazarit! Përparimi dhe Rënia e saj, deri te Ushqimi me Racione e me Triska!

Shpërthimi në Mes të Ditës në Shkodër! Pamjet Filmike pak Çaste më Pas Tregojnë Tronditjen e Qytetarëve pranë Tregut!