Në vazhdim të rubrikës “Nxënësit e Shkëlqyer – Nderi i shkollës Koto Hoxhi” ju njohim me ish nxenesen e shkelqyer ne vitin shkollor 1982-1983 Antoneta Polo, sot pedagoge ne Universitetin e Gjirokastres.
Antoneta mbaroi shkollen 8-vjeçare “Koto Hoxhi” në vitin 1983 me rezutate te shkëlqyera. Për të vitet në këtë shkollë kanë qenë mbresëlënëse si ne aspektin e mesimdhenies dhe te mesimnxenies, ka pasur plot nxënës të mirë dhe me aktivitete shkollore te shumta.
“Me kujtohet nje konkurs biologjie, i organizuar atehere nga mesueset e perkushtuara Eleni Zhupi dhe Margarita Terpo, -shkruan ajo ne kujtimet e saj. Ishim te gjithe pjesemarresit nga shkolla jone, kaq te perkushtuar dhe ne mos gaboj, atehere kemi marre çmim te pare. Kujtimet e atyre viteve lidhen si me shoket e shoqet ashtu edhe me mesuesit. Nuk mund te mos permend shoqen time Albana Bashari dhe shokun tim Genci Kabili, me te cilet fati e deshi te ishim ne te njëjtën klase edhe ne gjimnaz. Qe te tre, tani te suksesshem ne fushat perkatese. Genci, mjek i njohur gjinekolog ne Tirane, Albana, pasi mbaroi Inxhineri Tekstile, sot eshte nje nga mesueset me te mira te gjimnazit “Siri Shapllo” dhe une, pedagoge ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit “Eqrem Cabej”, Gjirokaster.
Ne kishim nje shoqeri te çilter. Ne ishim kudo bashke, si ne festivalet e pionereve, ne pershendetjet e konferencave te ndryshme qe zhvilloheshin ne Gjirokaster e deri ne aktivitetet sportive.
Nuk mund te le pa permendur disa nga mesuesit tane. Mund te them fjalet me te mira per mesuese Margarita Çatin, mesuese Eleni Zhupin, mesuesen e matematikes Zanko Gjokutaj, mesuesen bukuroshe te leximit Lirika Harxhi etj. Jane fizionomi qe jane ngulitur ne kujtesen time per menyren e shkelqyer te mësimdhënies”.
Antoneta Polo lindi më 25 Janar 1969 në Gjirokastër dhe shkollën 8 vjecare e mbaroi në “Koto Hoxhi”. U diplomua në Kontabilitet – Financë (profili Kontabilitet), Fakulteti i Ekonomisë, UT në vitin 1991. Në Prill 2009 fitoi titullin, MASTER në Kontabilitet, Fakulteti i Ekonomisë, UT me disertacionin me temë: “Vlera e tregut apo modeli i kostos në tregun shqiptar të ndërtimit”, ndërsa në korrik 2010 titullin akademik “DOCENT”, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
Gradën shkencore “DOKTOR” në Kontabilitet, me vlerësimin “Shumë Mirë” e mori në prill te 2015 me temë: “Metodat dhe modelet e vlerësimit të njësive ekonomike mbështetur në treguesit eknomiko-financiarë”. Qershor 2015 – Korrik 2016 përfundoi KËRKIMET post-doktorale në Universitetin e Janinës, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore, Departamenti i Shkencave Ekonomike, në bashkëpunim dhe udhëheqjen e Profesor Mihalis Hletsos, me fushë kryesore studimi “Zhvillimi i Ekonomive të Rajonit ne Aspektin Mikro dhe Makro”.
Përpara se te fitonte keto tituj, ka punuar në firmën private “ALTRADIN SA”, Gjirokastër, Shefe finance në firmën private “V.S.K.” dhe “DRINO- BETON”; lektore në Departamentin Ekonomik te Universitetit “Eqrem Çabej” dhe në vazhdim pedagoge e brendshme pranë këtij Departamenti në lëndët “Kontabilitet Drejtimi”, “Kontabilitet Kosto Drejtimi” , “Analiza e Pasqyrave Financiare” dhe “Sjellje Konsumatore ne Turizem”.
Doc. Dr. Antoneta Polo është anëtare Bordi Editorial në Revista Shkencore te huaja, ka referuar në Konferenca Kombëtare e Ndërkombëtare, ka botuar artikuj në revista shkencore dhe ka kryer disa trajnime brenda e jashte vendit, ka marrë pjesë në projekte të ndryshme në shërbim të ekonomisë dhe turizmit në Gjirokastër etj.
/
Artikulli – Dokument i Rrallë “Nderi i Shkolles Koto Hoxhi”
Nxënësit e shkëlqyer në Gjirokastër nga viti 1947-1997: