Ndahet nga jeta poeti Petrit Ruka “Mjeshter i Madh”
Tepelena ku lindi, shkrimtaret dhe poetet e vendit sot jane ne zi, nga lajmi i hidhur: Eshte ndare nga jeta Petrit Ruka, “Mjeshter i Madh” i fjales poetike, publicist, skenarist dhe regjizor.
Poeti Petrit Ruka ka nje krijimtari te pasur poetike me fillim te mbare ne gazeten Drita ,1 maj 1977 , kur poeti i njohur Llazar Siliqi,paraqiti perpara lexuesit nje radhe me poezi qe me pas do zinin vend ne faqet e vellimit te pare “Rinia ime”,1978.
Petrit Ruka tërhoqi vëmendjen e lexuesit dhe kritikes qe me dy vellimet e para. Ai mori cmimin “libri më i mirë poetik i vitit 1983” me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”.
Me pas botoi librin e tretë “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!”, 1990.
Petrit Ruka ka punuar mesues i letersise ne fshatra dhe gjimnazin e Tepelenes dhe me pas kineast ne Kinostudio ku eshte shquar per veprimtari artistike.
Ai eshte vleresuar me cmime te shumta per librat qe ka botuar.
I perjetshem kujtimi dhe vepra e tij poetike!