in

Ndahet nga jeta mësuesi i njohur gjirokastrit Shefqet Shehaj

Ndërroi sot jetë në spitalin e Neurologjise ne Qendren Spitalore “Nënë Tereza” të Kryeqytetit mësuesi i njohur gjirokastrit Shefqet Shehaj, në moshë 69 vjeçare.

Mësuesi Shefqet Shehaj përfundoi me rezultate të larta studimet në Fakultetin e Histori Gjeografi ne Universitetin e Tiranes dhe ushtroi profsionin e mesuesit ne rrethin e Gjirokastres, ku punoi per vite me radhe ne disa nga gjimnazet e qytetit si ne ate Asm Zeneli, Siri Shapllo, Pandeli Sotiri etj.

Ai shquhej si mesues profesionist i lendes histori, gjeografi dhe filozofi. Karriere me te gjate ka bere si punonjes specialist në Drejtorinë Rajonale të Arsimit ne rrethin e Gjirokastres ku u shqua si profesionist me aftësi të spikatura.

Si metodistë dhe inspektor per shkollat ishte i gjendur kurdoherë pranë kolektivave te mesuesve te rrethit në ndihmë të tyre për zbatimin e programeve mesimore dhe edukative. Ai është autor i dhjetra artikujve problemore dhe shkencor ne sherbim te mesimdhenies, perhapjes se eksperiencave të përparuara të mësuesve e kolektivave pedagogjiike dhe nxënësve të talentuar të shkollave te rrethit.

Me punën e tij të palodhur si mësues dhe drejtues meritoi mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e mësuesve, kolegeve dhe brezave te nxenesve te cilët në veçanti do te ruajne ne kujtime dashurinë, përkushtimin e tij për t`i mësuar e pergatitur për jetën, për komunikimin dhe marredheniet shoqërore shumë të ngrohta me ta.

Mesuesi i njohur Shefqet Shehaj plotesoi me tej profilin si mesues dhe drejtues profesionist duke shkruar dhe botuar artikuj problemore dhe shkencore ne sherbim te zbatimit të programeve ne shkollat 9 vjeçare dhe te mesme te rrethit. Ishte hartuesi kryesor i studimit të botuar per ecurine e zhvillimin ne vite te arsimit fillor e 9 vjecar ne shkollat e qytetit.

Pas vitit 1990, si intelektual i angazhuar e veprimtar shoqëror iu bashkua lëvizjes demokratike dhe kontriboi per forcimin e proceseve demokratike ne shkollat dhe institucionet ku sherbeu deri sa doli në pension; i dalluar për integritetin qytetar, komunikimin e hapur dhe tolerant me nxënësit dhe kolegët, me bashkeqytetaret dhe miqtë e tij të shumtë edhe jashtë Gjirokastrës.

Ndarja e mësuesit Shefqet Shehaj e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për fëmijët e tij, për të afërmitë që e donin dhe respektonin shumë, për miqtë e mbarë nxënësit, mësuesit dhe qytetaret gjirokastritë e të tjerë që patën fatin ta njihnin e ta kishin mik.

Nga të gjithë mësuesi Shefqet Shehaj do të kujtohet për pozivitetin e karakterin e mirë që e karakterizonte ne jete, do të kujtohet për urtësinë, ndershmërinë, humorin e mënçur, thjeshtësinë, vetpërmbajtjen, vlerësimin e respektin për njerëzit dhe dashurinë për Gjirokastrën, Kurveleshin dhe vendin.

Ngushellime fëmijëve, të afërmve dhe miqve nga gjirokastraonline!

I paharruar Kujtimi dhe Kontributi i Mësuesit Shefqet Shehaj për Gjirokastrën!

What do you think?

Written by admin

Tërmet 6 ballë trondit Shqipërinë, vijon

Qollopite Gjirokastrite sipas Recetës Tradicionale nga Amvisa Zana Mamani Babameto