in

“Mirësevini në Shtëpinë e Krishtlindjeve”!! Festa ka filluar brenda Fshatit Turistik të Oslos së Norvegjisë!

Dita e shenuar e Krishtlindjeve në botë festohet në mënyra të ndryshme. Ajo vleresohet feste e harmonise, mirekuptimit, dashurise dhe miqësisë familjare dhe shoqërore.

Tradita e organizimit është e ndryshme, si gjatë festimeve ashtu dhe ne shtrimin e tryezave, me ushqime dhe embelsira, kryesisht gatime ne origjinë.

Krishtlindjet mbushin atmosferen familjare me urime per ditë më te mira, për nje të ardhme me te mire te femijeve që ne kete dite dhe ditet ne vazhdim, ne pritje te Vitit te Ri, jane pjesa me e levizëshme dhe me gazmore, që gëzojnë në mënyrën e tyre krejt të vecante, befasuese me plot fantazi.

Në Oslo, kryeqytetin e Norvegjisë, përgatitjet për Festen e Krishtlindjeve fillojnë herët. Në “Shtëpinë e Krishtlindjeve”, një ndërtesë dykatëshe po e vjeter në moshë, që nga jashtë i ngjan një kështjelle te vjeter, shkojnë prinder dhe fëmijë ku marrin dhurata nga me të bukurat që ndezin fantazinë e fëmijëve. Dhuratat i ndan personeli, i veshur për festë. Shtepia e Krishtlindjeve, veçanerisht ne periudhen e dimrit e në prag te Krishtlindjeve dhe festes Vitit të Ri, është nga objektet me te preferuara edhe për vizitoret e huaj.

Ushqimet e festes jane te shumta. Në hotel Grand që 100 vjet më parë e preferonte Ibseni, dramaturg i madh, për turistët që drekojne për here të parë në kete restorant, pjatat e para, te preferuara nga Ibseni, jepen falas peshk salmon me lule shtrydhe etj.

What do you think?

Written by admin

Ja cili është monumenti më i vizituar në Gjirokastër për 2017-ën!

Zbukurime, 12 Pjata Gatimesh, dhe një “Wafer Krishtlindjesh” për të Dashuruarit! Ja si Festohet në Poloni!!