in

Miremengjesi nga Cfaka! -Si u gdhite, mire jeni ju andej nga Amerika?-Mire, mire, c`thone Krishtlindjet, e bere bakllavane e Vitit te Ri?!

-Miremengjesi, si u gdhite, mire jeni ju andej nga Amerika?

-Mire, mire, c`thone Krishtlendjet andej nga ju? E bete gati bakllavane e Vitit te Ri?

Ja keshtu fillon nje mengjes i ri me komunikim ne distance te afert dhe te larget, edhe nga shtepite e Cfakes qe ne kete foto duken te fjetura po qe nga penxheret, avlite dhe portat e hapura gjyshet moderne me celular ne dore nisin molloirat.

Mjegulla qe ka mbuluar te fshehtat e nje njate me pare pritet te largohet dhe ato te zbulohen nga bisedat qe nisin vritualisht nga lagjja ne Amerike, Rumani, Gjermani, Greqi e Itali qe keto te dyja jane dhe me afer dhe zeri vjen si te flasesh ne dere te shtepise.

-He mi, mire zotrote?Kllaballeku mire?Punet mire?

-Mire mi, mire! Punet vuuuu e ne vend!Ju andej, te gjithe mire?

-Po mire te themi! Moj e bere bakllavane e Vitit te Ri?

– Po mi, po, me doli nje pellembe e trashe!

U pre linja, kur te rregullohet vazhdoni vete, po kujdes se mos mbeteni pa leke ne celular…

What do you think?

Written by admin

Doli libri “Tepelena studime historike 1912-1944”, me autor Xhezo Cana

Urojeni, ja kush eshte Babagjyshi-Artist i Vitit te RI 2021!