in

Miremengjes me dy poezi te poetes Katjusha Pogaçi

Katjusha Pogaçi – Dy poezi

PSE VUAJNË POETËT

Poetët vuajnë se vlerësojnë fjalën,
Për ta fjala ka peshë tjetër,
Disa i shesin fjalët si domatet
Por jo poetët.
Ata vuajnë bashkë me fjalën,
Bashkë me të djersiten,
Prandaj, kujdes kur flisni me poetët
Se nga fjala vriten.

E shkruar, më 1 qershor 2012
***
POETI DHE FJALA

Për poetin fjala është mbreti,
Xhelati në gijotinë,
Ushtari që bie nën plumba
Dëbora në suferinë.
Për poetin fjala është varka
Që të nxjerr në breg nga mbytja,
Është dita me dritë dhe nata
Pranvera dhe ripërtëritja.
Për poetin fjala është punëtori i minierës
Vetëm ajo nxjerr arin nëntokë,
Ajo ndien e para tërmetin te dera
Dhe si diamant pret fort.

E shkruar më, 2 qershor 2012

What do you think?

Written by admin

Ja nje foto artistike e Dr. te njohur Hodo Çelo per fshatin e tij

Gezuar Diten e Ujit te Bekuar!