Ai mori pjesë dhe foli ditën e përurimit duke premtuar se do të mbetet mik i Gjirokastrës, si dhe ne te ardhmen do te ndihmoje financiarisht ecurine e proceseve demokratike dhe zhvillimin ekonomik e social-kulturor te qytetit.
Ai është japonezi Toshi Fukami lindur në Japoni ne vitin 1951 dhe diplomuar në Universitetin Kiato ne degen ekonomik, profesor i shquar i historisë i Universitetit Tsinghua, anëtar nderi i Universitetit te Londrës, në shkollën e gjuhës orientale dhe studimet afrikane.
I përfshirë në çështjet sociale, shërben ne Fondacionin Ndërkombëtar Sinto, njohur nga Kombet e Bashkuara; përkrahës nderi ne shoqaten nderkombetare te te verberve dhe kryetar nderi i shoqates se te verbërve në Japoni.
Si bizmesmen dhe bamirës i madh, vepron në 10 kompani ne Japoni dhe jashtë, te organizuara këto në aktivitete te ndyshme dhe mbështetje financiare.
Z. Fukami eshte një kritik ekonomik i respektur dhe i lidhur ngushte me artet tradicionale dhe moderne. Ai ka ekzekutuar si kompozitor dhe organizator, dirigjent, vokalist, mjeshter i çajit, kalografist, mjeshter i krijimit te luleve, aktor NOH, ( aktrim skenik kinez me maska), foles publik, balerin, aktor i skenave moderne.
Ai ka shkruar më shumë se 60 libra me temë nga qyteterimi modern, feja dhe ekonomia. Vëllimet “Shkaqet e zhvillimit ekonomik japonez” si dhe “Fatlumi” te shitura në afro 1 milion kopje.
Z. Toshu Fukami nuk është i vetmi mik i Gjirokastrës. Në shkrime te tjera do t`u njohim edhe me miq të tjerë nga bota, dashamirës dhe financues të Gjirokastrës, disa vleresuar e nderuar nga Bashkia edhe me tituj nderi.