Ne dimer, sa ftoheshin ditet e para te tetorit mbi sufrane e bukes shtroheshin zahiret e stines dhe gatuhej me te paktat perime te njoma, te fresketa.
Lakra, qepe, preshe, radhiqe, shoqeruar keto me fasule, thierza, makarona e oriz, me te cilat pergatiteshin gjelle tradicionale te pranishme ne menyne dimerore te familjes gjirokastrite.
Zahiret si ushqim baze ne cdo familje pergatiteshin ne muajt e veres dhe vjeshtes dhe ruheshin ne kushte natyrore ne ambiente pa lageshtire e temperature te ulet. Shumica te thata e te thara, si trahanaja, dhe e embel, petet e osat, mishi pasterma, po jo i mundshem per shumicene e familjeve.
Perimet e zarzavatet e thata, fasulet e thierzat, qepet e hudhrat, bulmeti, djathe e gjize, turshite me patelxhane, domate, speca e koke laker, reçelnat me fik, rrush e ftonje, flete trendafili, etj.
Keto, plus glikot disa llojeshe me kumbulla, qershi, kajsi, portokall e nerenxa, me arre te njoma, shalqi, kungull, qitro, paterxhane etj, mbaheshin ne vende te thata, te fresketa e me drite te dobet, si ne qilar, mjediset rreth steres se ujit etj.
Mjedise te tilla ishin “frigoriferet” e djeshem. Keshtu mishi pasterma por dhe i therur, per te ruajtur freskine, vendosej ne grope te musllukut ku temperatura, dimer e vere, eshte gati e njejte. Mishi i porsa therrur varej ne çengel ne shporte druri te mbeshtjelle me pecete te bardhe, borë…