in

I vetmi në Shqipëri që në kohën e Zogut bënte tregti me Amerikën! Sheraf Karagjozi, eksportonte djathë me firmën e tij “Delja”!

Ja një  fakt interesant! Pas 50 vjetësh përfaqësues të firmës amerikane, me të cilat ai bashkëpunoi, erdhën në Gjirokastër dhe falënderuan të birin Feridin, për ndershmërinë, cilësinë dhe korrektesën që babai i tij, Sherafi, kish treguar në marrëdhënie më ta.

 

Sheraf Karagjozi, nga pronaret e medhenj te tokave e kullotave, me afro 2000 krere bageti që i veronte ne Çajup,  Mal te Gjerë, ne malet e Konispolit dhe Nemerçkës, kur dukej ne Pazar, kaluar në mushkë, njerëzit mbanin këmbët. Tërhiqte vemendje. Nuk shfaqej me kostum, po me rroba shajaku, si visheshin kështu shumica në ato vite ne Gjirokastër.

 

Ardhja e tij në mes të pazarit shënohej ngjarje, veçanerisht për disa, qejflinj të rakisë që e shtrëngonin të ulej.

 

“Po rri dhe një çikë se vajte kaq kohë që na thave sitë!” i thoshnin. Dhe ulej për një gotë, se mbante vendi, nga tavolina ngrihej pa thene me pare “ika unë”. Paguante vetëm ai, të tjerët nuk e futnin dorën në xhep, edhe pse mezen apo rakinë e linte ne mes. Ishte xhumert!

 

Në Pazar flitej per të dhe Rahmi Karagjozin që djathin e çonin edhe ne Amerike, djathë i kualitetit të parë, me erë mali, trëndelinë. Flisnin për kopenë, që vaksiononte koke me koke, pa bere asnje leshim, per planet që kish per punet që mund e mendonte të bënte më mirë. Bujqësine e blegtorinë po e po, po mendonte dhe për investime me kapitalin e zënë që nuk e mbante te fjetur.

 

 

Ne Gjirokastër, në vitin 1942 me M. Hajdërin, H.Tushen dhe S. Grimën, ngritën fabrikën e parë të prodhimit të cigareve që i vunë emrin “Fidec”, fabrikë që pas vitit 1945 u sekuestrua dhe punonte për llogari të “pushtetit të ri”.

 

Sheraf Karagjozi punes i thoshte ngreu, edhe kur duhet te pushonte. Ai në stan, tok me çobenjte, edhe ne mjelje, edhe në vaksinime. Tregon zootekniku i vjetër, Ihsan Novosela.

 

“Për vaksinimin e deleve ai zinte delet vetë dhe m’i jepte për vaksinim. Nuk mund ta besoja që një i pasur si Sherafi të punonte në këtë mënyrë. Ai ishte i pasionuar për këtë zanat dhe nuk pushoi për asnjë çast, deri sa u vaksinua edhe delja e fundit”.

 

Pasardhësit tregojnë se pasuria i shtohej vazhdimisht edhe për shkak të shpirtit të madh që kishte. Ai punonte me moton “të punojmë bashkë e të fitojmë bashkë”, duke ndarë një pjesë të mirë të fitimeve me çobanët e njerëzit që përpunonin qumështin.

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Menuja familjare sipas stinëve në Gjirokastër – DIMRI

Parashikime të mira për Luftëtarin! Ndeshja e nesërme – pritet fitorja!