Me hidherim te thelle njoftojme se Sot eshte ndare nga jeta mesuesja e njohur e shkolles Koto Hoxhi e qytetit te Gjirokastres, Flutura Xhumbi,bashkeshorte e Dr. Kristaq Xhumbit.
Mesuese Flutura lindi ne nje familje me tradita qytetare, arsimdashese e atdhetare, dege e fisit Kopliku, njeri prej me te vjeterve te qytetit te Shkodres.
Ketu mbaroi shkollen tetevjecare, te mesme dhe institutin e larte pedagogjik per gjuhe dhe letersi.
Vitet e para te mesimdhenies i ka dhene ne shkollen tetevjecare te fshatit Zapod te rrethit te Kukesit ku sherbente si mjek edhe bashkeshorti i saj, doktor Kristaqi.
Pas njohjes dhe marteses, ajo ka banuar ne lagjen Pazar i Vjeter te Gjirokastres dhe ka sherbyer si mesuese e gjuhes dhe letersise ne shkollat e qytetit, per nje periudhe te gjate ne shkollen Koto Hoxhi deri ne pension, ku per disa vite ka qene dhe nendrejtoreshe.
Ne karrieren e saj si mesuese eshte dalluar ne mesimdhenie, ne pergatitjen e nxenesve me dashurine per gjuhen shqipe dhe letersine, ka punuar me pasion e perkushtim duke gezuar respektin dhe mirenjohjen e kolegeve dhe ish nxenesve.
Koleget dhe nxenesit do ta kujtojne gjithmone per përkushtimin e saj ne detyre, edukimin, mësimin dhe mirërritjen e brezit te ri.
I shprehim ngushëllimet tona Dr. Kristaqit, femijeve , Aurelit dhe Alketes, të afërmve, miqëve e dashamirëve dhe ish – nxënësve të saj!