in

Kur lulet ripërtërihen çdo vit pranë njëra tjetrës, në ngrohtësinë e diellit, ujit dhe tokes…- Nga Vjollca Koko   

Në ditën e parë të çdo muaji, nuk kam shumë vizita mjekësore. Ndoshta, të sëmurët nuk pëlqejnë të vijnë për vizitë në këtë ditë.

E mësuar me këtë ‘traditë’, përpiqem pasi mbaroj detyrimet e punës, të gjej kohë për të bërë një shëtitje më të gjatë, përpara se të hyj në shtëpi.

Pranvera quhej pacientja sot të cilën e prita derisa mbaroi egzaminimet e duhura dhe më pas i përshkrova mjekimin.

Emri i saj sikur më kujtonte se dita sot ishte një mundësi për të parë pranverën nga afër.

Dita ishte plot diell. Dola një shëtitje me scooter në një hapësirë të aksesueshme. Ecja ngadalë. Ndjeva afër erën e barit. Dëgjova cicërimat e zogjve. Kërkoja për ndonjë flutur tek lulet e çelura. Po ashtu, pashë edhe bletët që vërdalloseshin rreth luleve shumëngjyrëshe. Pashë edhe ca dele që kullotnin në një fushë.

Po ndaj disa fotografi nga ‘eskursioni’ i sotëm. Nuk janë fotografi cilësore, i bëra me celular. Por, besoj se mjaftojnë për të ndarë me ju emocionet e ditës të sotme.

Lulet ishin të ndryshme në ngjyrën, madhësinë, formën dhe bukurinë e tyre. Të tëra bashkë zbukuronin hapësirën ku kalova. Lulet bashkë me zogjtë, bletët, fluturat, dhe delet më krijuan imagjinatën e një kopështi të bukur.

U përshëndeta edhe me çobanin e deleve. Si jeni? e pyeta.

Nëpër komunitete, pothuajse të gjithë njihemi me njëri tjetrin dhe në konfidencë më tha: Eh, si të jemi? Të lodhur, të djallosur. Më ngelën në mendje fjalët e tij.

Ne njerëzit, nuk qëndrojmë pranë njëri tjetrit dhe të zbukurojmë shoqërinë tonë, siç bëjnë lulet, të cilat ripërtërihen çdo vit pranë njëra tjetrës, në ngrohtësinë e diellit dhe praninë e ujit, në tokën tonë. Le të shpresojmë se do të ndryshojmë.  

What do you think?

Written by admin

Rremashet me te medhenj te Qafes se Pazarit ne Diten e te Rremave

Gezohen banoret e fshatit Kerre, permiresohet infrastruktura rrugore…