in

Lulet e bajameve në kopshtet e lagjes Hazmurat të qytetit të Gjirokastrës

Bajamja eshte peme me lule te bardha te kuqeremta dhe nga te gjithe

thuhet se eshte lajmetare e pranveres.

Studjuesit thone se eshte peme frutore nga familja e trendafilave ndoshta nga qe lulet e saj afrojne shume me fletet e trendafilave qe jane disa lloje.

Kjo peme midis pemeve te tjera ne kopshtet e “vjetra” te lagjeve te Gjirokastres eshte me pakice dhe jo me shumice. E gjen sidomos ne kopshtet e lagjes Hazmurat, lagje me diell, nga mengjesi ne perendim te diellit.

Kur celin lulet e bajameve  ajo zbukurohet dhe duket shume e bukur nga kalaja dhe Mulliri.

Profesor Agron Fico qe ka lindur ne kete lagje, ka shkruar se babai i tij i donte shume pemet e lulet, e ne vecanti pemen e bajames.

“Dashuria familjare e tejskajshme, ne ndergjegjen e tim eti per motrat dhe mbesat, ishte shprehur me pemen e bajames, kishte mbjelle per secilen moter(ai kishte 5 motra) dhe per mbesat nga nje bajame.

Bajamet ishin rritur dhe kur vinte koha e vjeljes se tyre une dhe disa here edhe nena ime shtatshkurter, me nje shkop te gjate u binim bajameve ose edhe i tundnim.

Ishte dicka prekese dhe e gezuar te shihje se sa here femijet e hallave ose te mbesave vizitonin familjen tone, nena u mbushte duart me bajame, ritual sa i thjeshte aq edhe domethenes, si nderim per mesazhin qe kishte lene im ate”- shkruan Prof. Agron Fico ne librin e tij “Me hapin e kohes”.

Nuk e dime sa e perhapur eshte kjo peme ne lagjet Cfake, Manalat e Dunavat se ne kopshtet e lagjes Palorto e gjen ralle, ndersa ne Pazar te  Vjeter ne kopshtin e Tomor Hoxhes dhe familjes Zyberi ne lagjen Pllake.

Bajamja po vleresohet edhe nga fermere qe kane mbjelle ngastra te vecanta ne fushen e Valarese apo gjetke. Shembull ka dhene Jani Konini qe njihet pasionant i kesaj peme, frutat e se ciles jane ushqim i shendetshem dhe te perdorshme ne industrine e embelsirave.

What do you think?

Written by Admini

Lagjja”Pazar i Vjeter”në kujtimet e mësuesit Jani Sevo,tani me banim në Amerikë

Kuti me çokolata, mirënjohje dhe falënderime…