in

Lagjja”Pazar i Vjeter”në kujtimet e mësuesit Jani Sevo,tani me banim në Amerikë

Po shkruaj per lagje time, “Pazari i Vjeter”ku linda dhe u rrita, e tani me merr malli per te, per njerezit dhe shtepite, per cdo sokak, per cdo gur dhe peme.

Ja si e kujtoj: Te paren shtrepine, kopshtin dhe pemet, shegen, kokrrat e se ciles mbi mur i hanin bota.

Te gjithe e dine qe eshte lagje e vogel po me histori te vjeter, me e vjetra si lagje e qytetit, po qe i kishim te tera.

Ne kishim kalane ku pjesa madheshtore e saj ishte nga ana jone.Ne ate kohe poçe-fshehu dhe loje luftrash ishin shume popullore.Te gjitheve na kujtohen cfakat rreth kalase,guvat, rrugicat,pra vend ideal.

Doje te shikoje film pa leke kur jepeshin tek verorja,kalaja kishte ca vende te mira.Doje te merreshe me gjimnastike,kalaja kish 2 paralele.Besoj nuk i keni harruar vellezerit Lili qe sterviteshin atje dhe mbaheshin si nga me te fortet e qytetit.

Ishte shume popullore ne ate kohe te mbaje pellumba.Pavaresisht nga perpjekjet qe benin disa per te mbajtur duke filluar me Sone Shapllon e deri ne fund te lagjes Pllake me Shpetim Kaçin.

Ekzistonte nje zone magjike qe fillonte nga shtepia e Luan Hoxhes deri tek Malikot ku pellumbat ishin me tufa.Shto edhe te kalase,domethene zinim vendin e pare.

Kush nuk do te lakmonte nje fushe ne lagje. Ne e kishim nje te tille,kishim edhe ustane, Mino Lilen qe i qepte dhe mik Xhaferin qe ngjiste kamardaret.

Po fusha tek kisha eshte e vogel do te thote ndonje.Ne na dukej stadium i cili komandohej nga Mino Lile dhe Andon Lula.

Ishte dhe nje vend i vogel tek Mezinate qe perdorej per voleiboll ku konkuronte treshja Margo Arseni me Jorgon dheHysen Mezinin.

Nuk duhet harruar as korija e lagjes,Meqeja,qe po t`i shtojme edhe koshtin e Luanit qe pothuaj ja kish falur lagjes,dukej si pyll.Po te doje mund te shijoje bajame,fiq, kumbulla,rrush,çerçeme,thane.Kishim nje privilegj tjeter,ishim afer pazarit.Kur bisedoja me Muhamet Sinanin per ndryshimet qe kish pesuar pazari ne vite me thoshte se pazarin e kish pare kur erdhi nxenes ne gjimnaz.

Po kam haruar ndonje gje, shtojeni.Edhe sikur te mendoje ndonje se mburemi fundja ne e meritojme, edhe si banore te lagjes se pare te Gjirokastres.

Fotot Loukas Loula

What do you think?

Written by Admini

Të urtat dhe të bukurat gjyshet e Dropullit:” Mos u bëni merak, ilaçet erdhën!”

Lulet e bajameve në kopshtet e lagjes Hazmurat të qytetit të Gjirokastrës