Lorenc Bega, intelektual i njohur me kontribute të spikatura në historinë e ndërtimeve në vendin tonë.
Lorenci lindi në lagjen Dunavat i Dytë të qytetit të Gjirokastrës nga prindërit Sherif Bega dhe Diana Gega. Është nip nga Gegët dhe Alitet, fise te vjetra me tradita patriotike dhe demokratike.
Stërgjyshi i tij është Beso Gega një nga figurat e njohura të Gjirokastrës, disa vite edhe Kryetar i Bashkisë së qytetit, i përmendur veçanërisht si pjesë e delegacionit të qytetit në ceremoninë e organizuar në Shkodër për sjelljen e eshtrave të Çerçiz Topullit në Gjirokastër.
Gjyshi i tij Petrit Gega (vëllai i Liri Gegës) ra dëshmor në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, ekzekutuar nga fashistët italianë në Libohovë.
Lorenci që në fëmijëri u edukua me dashuri dhe kujdes nga prindërit që mbaruan gjimnazin e Gjirokastrës dhe studimet e larta; babai me studime në Rumani për inxhinier gjeolog për 20 vjet drejtoi minierën Guri i Kuq ndersa nëna punoi mësuese historie.
Lorenci mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Pogradecit dhe studimet e larta ne fakultetin e inxhinerise se ndertimit të UT. Për disa vite me radhë ka qënë përgjegjës i urbanistikës i qytetit të Pogradecit.
Pas vitit 1990 Ai u perfshi ne proceset demokratike dhe eshte themelues i PD në Pogradec. Nga viti `93 nuk është pjesë e asnjë partie.
Gjithë kontributin e tij Lorenc Bega e ka dhënë në fushën e ndërtimeve duke realizuar projekte të rëndësishme në Tiranë, Fier, Vlorë, Lushnjë, Lezhë, Pogradec, Rrëshen (rreth 150 projekte) si banesa, hotele, karburante, objekte industriale, sera etj.
Prej më shumë se 25 vjetësh ai punon si inxhinier privat dhe aktualisht është pronar i studios LORENCSTUDIO.B.
Lorenci është i martuar. Vajza ka mbaruar financë në Strasburg dhe punon aty ne CreditMutuel.
Ai ka pasion natyrën, pemët, gjelbërimin dhe udhëtimet, elemente lirik në përditshmërinë e tij dhe familjes të cilës i është përkushtuar me punë e dashuri.
Ashtu si familja, edhe të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë nga i gjithe vendi sot me zemër e urojnë:
“Lorenc Bega Gëzuar Ditëlindjen, Shëndet e Lumturi !”.