in

Llokumet me Finjë – Receta Unikale e Kuzhinës Gjirokastrite përgatitur me Mjeshtëri nga Qero Sinani!

Në prag te Vitit të Ri, Qero Sinani që stoliste sufrat ne dasma, fejesa e festa familjare, edhe pse përpiqej të pushonte, ishte e kerkuar në shtëpite e lagjes, për embelsirat e tradites, llokumet me finje, kurabjet, karkanaqet lloi-lloi, me lule, kabunine me kanelle e stafidhe bashke, bukvalen e hasudene, bakllavane me 100 pete.

Në moshe që arriti, ne pleqëri, mesonte nuset e reja, për embëlsirat dhe gatimet, qoftet me erëza, qifqitë po ashtu, byreqet me lakror me mish e qepë, me qumesht dhe kungull të kuq. E para ishte dhe për llokumet më finjë.

Si ajo nuk i bënte grua tjetër në Gjirokstër. Ishte mjeshtre, si për të gjitha gatimet. Procesi i përgatitjes së tyre është pak i vështirë, ndaj dhe si recetë pothuajse ka humbur, praktikohet rallë në në tryezat familjare. E kujtojmë që tani në prag festë, edhe të përgatitet.

Ja si i bënte ajo llokumet me finjë:

Në një garze te paster hidhte nje luge gjelle hi druri dhe e vendoste ne nje xhezve me uje që vlonte dhe më pas e hiqte mënjanë të ftohej. Lëngun e kulluar e hidhte tek brumi që e pergatiste kështu:

Ne nje tepsi hidhte 100 gr,vaj, l00 gram gjalpe, 300 gr sheqer dhe i shkrinte me dore. Pastaj ne te hidhte ujin e finjës, e përziente sa behej nje masë homogjene.

Me pas hidhte miell pak nga pak sa te hante dhe te behej nje brumë i butë. Këtë e priste ne topa te vegjel te rrumbullaket dhe ne secilën vendoste nga nje thelp arre. I fuste në furrë per t`i pjekur ne temperature mesatare. Pergatiste shurupin, jo shume te trashe.

Llokumet pas pjekjes i linte te ftoheshin, dhe në to hidhte shurupin te ngrohte dhe i mbulonte me nje tepsi qe te zbuteshin.

Normativa:

100 gram vaj,
100 gram gjalp,
0,5 kg miell,
100 gram arre,
1 luge gjelle hi druri.

What do you think?

Written by admin

“GËZUAR VITIN E RI!” – Në shumë gjuhë të Botës! Harta tregon edhe lidhjet etimologjike mes gjuhëve!

Ahmet Ahmeti, nga të parët tregëtarë në Gjirokastër që “Sillte Botën në Shtëpi”, me buzëqeshjen karakteristike poshtë mustaqeve!