in

Lino Italiani – Bojaxhiu që Pëlqente Muzikën Klasike dhe Gjuetinë e Peshkut!

Nga të parët bojaxhinj të Gjirokastrës pas çlirimit, dhe më i miri profesionalisht, kujtohet dhe sot Lino Italiani, kështu i flisnin në qytet, babait të Domenikos dhe Taqit.

 

Ai ishte i vetmi italian në qytet i mbetur pas çlirimit të vendit, ardhur ne 1941.

 

 

I punësuar bojaxhi ne ndermarrjen tregtare, sa hynte pranvera fillonte lyerjet e para me gëlqere të bardhë që i bënte në Qafë të Pazarit, anët e faqeve e kateve të dyta të cilat i mbante dritë, të bardha.

 

Tip i heshtur, me njeri e ne politike te dites nuk trazohej. Nga te gjithe shikohej me sy te mire, edhe te medhenjte e donin, e kerkonin per lyerje ne shtepite dhe zyrat e tyre.

 

 

Gjeneral Prodani, sa e shikonte në Pazar, me përzemërsi e përshëndeste në gjuhë të tij:

 

“Boxhorno, Lino!”. Kështu e pershendesnin edhe të tjerë.

 

Atij i pëlqente që e respektonin dhe i flisnin në gjuhën e tij.

 

Lino italianit i pëlqente rakia, po shpirti i tij e dinte: pas luftes gjeti shoqeri tek rakia per te kaluar dhimbjen, humbjen e familjes, të tre motrave që s’e panë më pas 41′.

 

Lino Italiani pëlqente muzikën klasike dhe gjuetinë e peshkut. Mik për kokë me të cilin edhe gjuante ne Urën e Vjetër, kishte Nazifin, peshkatarin më të mirë që ka njohur Gjirokastra.

 

Kur zinte vetëm ndonjë cironkë, Nazifi i jepte një varg me peshq e i thoshte:

 

“Merre, nuk shkohet ne shtepi me cingaridhe!”

 

32 vjet punë në shtet, një kohë të gjatë në spitalin e qytetit, nuk e kurseu zanatin për të tjerët, ç’dinte ia mesoi Domenikos e Taqit, djemëve, te talentuar, por dhe Niko Tolicës, Bujar Qezit, Mino Liles etj, qe ecën në traditën e mjeshtërit te tyre, Lino Italianit, bojaxhiut të viteve te para të pasçlirimit të vendit.

 

 

What do you think?

Written by admin

Urim për Aktorin e Shquar Gjirokastrit Zija Grapshi, me mbi 40 vjet në Teatrin e Kukullave të Tiranës!

Kujtesë – Qani Fico dhe Fete Teleku që Grisnin Biletat në Porten e Madhe të Kinemasë në Gjirokastër!