in

Kujtesë – Qani Fico dhe Fete Teleku që Grisnin Biletat në Porten e Madhe të Kinemasë në Gjirokastër!

Gjirokastra ka patur vetëm një kinema po të ndarë në dimerore dhe verore. Dimërore ishte kinemaja me sallen e mbyllur, verore ajo e hapur, ngjitur me të.

 

Dimri i mblidhte gjirokastritët ne sallen e mbyllur ndersa vera ne sallen e hapur.

 

 

Edhe ne reklama shkruhej:

 

“Filmi i ri ne kinema dimërore”, “Film i ri ne kinema verore”.

 

Në kinema shkohej individualisht, me familje dhe ne grup; nga fëmijët me kopshtin, nxënësit me shkollën dhe te rriturit me punën, të organizuar.

 

 

Të punoje në kinema pas vitit 1953 ishte privilegj, edhe tek porta te sherbeje, po duhet thene se dhe drejtuesit që kane kaluar ne kete institucion si Stefan Veneti, drejtori i pare i saj, Jorgo Cikolla, Maliq Çomo, Stavri Zerva etj, here pas here e kane bere kete pune, nuk e kishin per turp, ashtu dhe operatoret, nga te paret Xhevat Mezini, Stefan Koça, Jorgo Konomi, Bujar Qezi, Rami Bebej e Ivan Asqeri etj.

 

 

Kontaktin e parë me kinemanë spektaktorët e merrnin me portierët që grisnin biletat në portën e madhe të saj. Puna e tyre ishte e pelqyer dhe e kerkuar që do ta donte çdo gjirokastrit, edhe me shkollë,

 

“rroga – rrogë dhe filmi pa lekë” thuhej atëhere.

 

 

Qani Fico dhe Fete Teleku kanë lënë kujtime të mira në këtë punë.

 

Xha Qaniu ishte portieri i pare i portes se madhe të kinemasë nga dita e përurimit e deri sa doli në pension.

 

Detyrën e mbulonte me korrektesi po ku njihte fuste dhe pa bilete. Në filma të rinj edhe ne grup, se keta shërbenin edhe si propagandiste të filmit, bënin opinion për të tjerët nese filmi i ri ishte me lufte apo me puthje. Ndodhte. Mësohej me pare si ishte filmi dhe nëse ishte i bukur nuk gjeje biletë, ndryshe nga dita e parë.

 

Qani Fico porten e Kinemase e mbyllte 5 minuta para dokumentarit. Spektaktorët i njihte dhe nga zëri. Bente dhe leshim, kur ndonje i fliste ne emer “Hape, se jam une”.

 

 

Nga porta e kinemase nuk u shkeput asnje dite edhe Fete Teleku. E serte po e drejte, edhe me i shkathëti nuk i kalonte pa bilete.Kur salla nuk mbushej, behej e mire, hiqej sikur nuk shikonte. Amatorë te filmit, dhe mbi l6 vjeç, nuk tundeshin nga porta sa t’u thoshte:

 

“Hajde, futuni, tjeter here mos u dukni pa bilete”.

 

Ç’ishin femije po dhe te rritur te lagjes Pllakë i fuste pa biletë!

 

Ne kinema, nga fillimi e deri në pension ka punuar Petro Harilla, veteran i saj, që “mbulonte” te gjithe zërat në këtë institucion; reklamen, grisjen e biletave, xhirimin e mirembajtjen e aparaturave. Shfrytezonte dobesine e shikuesve per filmat me lufte dhe, per t’i terhequr, shkruante:

 

Së shpejti : Film sovjetik luftarak me ngjyra “Franc Shubert”!

 

 

Gjate kohes se tij kinemaja u kthye ne institucion “liberal”. Kur vendet ziheshin, shiste dhe bileta pa radhe, ne këmbë, që t’i kënaqte të gjithë.

 

Shikuesit thoshnin për të : “është krishter i mirë!”

 

Historia e kinemasë në Gjirokastër është e veçantë, e bukur dhe terheqëse! Një herë tjetër do shkruajmë dhe për operatorët e filmave dhe shoferët e autokinemave.

 

Nëse dikush ka foto le t`i percjelli!

 

What do you think?

Written by admin

Lino Italiani – Bojaxhiu që Pëlqente Muzikën Klasike dhe Gjuetinë e Peshkut!

Lulet si Dhuratë – Simboli që ato Japin! Ja Kuptimi i disa prej Luleve më të Preferuara…