“Lakrori me Kokosh” që përgatiste Evjeni Xhumbi, nëna e Dr. Kristaqit të syve në Gjirokastër për festën e krishtlindjeve!
Edhe në plakje, Evjeni Xhumbi kishte dorë të mirë në hapjen, shtrimin dhe rrumbullakosjen e aneve te lakrorit që bente herë më mish e qepë dhe herë me kokosh e qepë në Ditën e Krishtlindjeve.
Njihej në lagje të saj e në tërë qytetin. Lakrorin e byreqet i përgatistë lloi lloi, me mish e qepë, po dhe me djath e gjizë, me spinaq, lakra të egra më shumë, bënte dhe byrekë më qumesht, me kungull të kuq të ëmbëlsuar.
“Lakrorët e Krishtlindjeve” i bënte vetëm me petë që i hollonte me dorë, dy llojëshe, me Kokosh e qepë ose me mish derri, pule ose dashi.
Ja si e bënte lakrorin me Kokosh:
Hapte petet dhe i hiqte mënjanë. Kokoshin e pastruar e ziente 20 minuta dhe e nxirrte nga lëngu. Qepen e skuqur mire i ziente me lengun e kokoshit.
Ne nje tepsi te lyer me vaj vendoste disa pete dhe te tjerat rreth e rrotull tepsise, te lagura me vaj. Nderkohe mesin e tepsise e linte bosh dhe hidhte qepen e zier me lengun e kokoshit me pak piper dhe 2 flete dafine.
Mbi te vendoste kokoshin e lyer me gjalp. Petet qe vendoste anash te lyera me vaj i mbledhte. Pjekjen e realizonte në saç me prush të përgatitur që më parë.
Përdorte këtë normativë per 5 persona:
1 kg miell,
3 kg qepe,
kokosh mesatar,
vaj,
piper i zi,
2 gjethe dafine,
pak gjalp.
Ja si e bënte dhe lakrorin me mish derri e qepë:
Mishin e derrit të prerë ne thela e kaurdiste ne uje te nxehte, hidhte qepet për kaurdisje dhe, më pas, të kaurdisura i hiqte nga zjarri. Kesaj mase i shtonte pete te pjekura,te shkoqura, veze, piper te zi e kripe dhe i perziente.
Ne nje tepsi te lyer me vaj shtronte 3 deri 4 pete dhe hedhte produktin e pergatitur dhe e piqte në saç.
Përdorte këtë normativë:
Për 1 racion Mish 200 gr,
qepe l50 gr,
veze l/3 e kokrres,
vaj 30 gram.