in

Lajm i mirë për Lunxhërinë…

Per Lunxherine ka nje lajm te mire. Në fshatin Stegopul, ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Shën Ilias.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka thene per ATSH se Kisha e Shën Ilias rreth 400-vjeçare e ndërtuar në shek. XVII, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në vendin tonë, po restaurohet si pasojë e kërkesave të vazhdueshme të komunitetit të zonës.

“Pas kërkesave të vazhdueshme të komunitetit të zonës, ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Shën Ilias, në fshatin Stegopull, Gjirokastër. Një monument i shek. XVII, i cili i ka rezistuar kohërave e zografisur nga dora e Kostandinit”, shprehet Margariti.

Puna restauruese në këtë objekt bën të ditur ministrja konsiston në stabilizimin e strukturës së muraturave si dhe në ndërhyrje konsoliduese – restauruese në pikturën murale të interierit.
“Projekti i hartuar nga specialistët e Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe financuar nga buxheti i shtetit, parashikon rishikimin e gjendjes dhe strukturës së çatisë së hajatit në anën perëndimore, pastrimin e territorit përreth, stabilizimin e strukturës së muraturave si dhe ndërhyrje konsoliduese – restauruese në pikturën murale të interierit”, bën të ditur Margariti.

Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore  financohet nga fondet e buxhetit të shtetit me një vlerë prej 8 milionë lekësh të reja.

What do you think?

Written by admin

Portat e shtepive te vendlindjes me shume kujtime…

Urojmë shkrimtarin Virion Graçi për romanin e tij te ri “800 hapa larg Venerës”