Eshte ndare nga jeta njeriu i mire Maksim Çarçani qe ka punuar drejtues ne ekonomine e Ures se Kardhiqit, ne minieren e Fushe-Bardhes dhe pas viteve 90 eshte marre me tregti te pergjithshme.
Pas studimeve te larta Maksi punoi ne Bater e Martanesh, pastaj u transferua ne Minieren e fosforit ne Fushe-Bardhe. Ka punuar gjithashtu edhe ne ndermarrjen pyjore etj.
Gjate veprimtarise si nepunes i shtetit njihet per profesionalizmin dhe marredheniet e mira ne shoqeri.
Pas viteve 90 perqafoi ekonomine e lire dhe punoi privat, tregti te pergjithshme, disa vjet wedhe ne administraten e bashkise.
Me largimin e tij te parakohshem nga jeta la pas dhimbje te thelle ne familje, te te afermit e miqte e tij te shumte.
I paharruar Maksim Çarçani!