in

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi. Lajmi është bëri i ditur nga nipi i tij.

Shkrimtari u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Jorgaqi ishte skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe kishte marrë titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

 

Jorgaqi është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”,” Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj. Ai është shterues i gjithë veprimtarisë letrare te Nolit me veprën madhore, shumëvëllimshe, “Udhëtim me Fan Nolin”.

Homazhet do mbahen nesër në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00 në 14.00.

What do you think?

Written by admin

Miremengjes, gushti ne te ikur, vjeshta ne te ardhur!

Urojme per Ditelindjen Pano Muken, qytetarin e Pazarit te Vjeter ne Gjirokaster