Gjellët e beharit.Ja cilat janë!

Te thuash tani qe sot do bej sarma nuk shkonKa dite qe gjethet e hardhise jane trashur dhe forcuar por kjo nuk duhet t`i merziti amviset se tani eshte koha me e mire per te gatuar dhe shijuar jeshillleqe ,perime e zarzavate te beharit qe jane dhe me te lira ne cmim e pjesa me e madhe  jo prodhime te serave por te fushes.

Eshte koha te hedhim veshtrimin nga tezgat e vogla te fshatareve qe dalin pa gdhire ne treg e keshtu duhet te bejne edhe amviset nese duan mall bio, te  fresket. Le ta prishin gjumin se dreka do t`ju shijoje shume.

PO CILAT JANE DISA NGA GJELLET E BEHARIT?

Jane gjelle me mish dhe pa mish me perime si barbunja, bamje, patellxhane gjelle dhe te mbushura, edhe me domate e speca, supe me perime me dis lloje ereza, byreqet me jeshillleqe, me pak lakroret, po ne ndonje rast me qepet e Nepravishtes dhe  Suhes.

Kerkoni domaten e Dhoksatit qe ka vetem tul, barbunjat dhe bamjet e Libohoves, patatet dhe qepet e  Laboves dhe porositni qepet ne vargje te dimrit, ashtu dhe hudhrat.Se harruam kungujt per t`i hequr menjane edhe per dimer, sidomos kungullin e kuq te Lunxhit.

Ka dhe perime e zarzavate te tjera me te cilat mund te gatuhet e te ushqehesh shendetshem.

I kujtoni nese i kemi harruar!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com